Një aksident ka ndodhur këtë të premte, ku një makinë ka dalë nga rruga pranë urës së Leklit në Këlcyrë.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur në afërsi të kthesës së fshatit Kodër ku një automjet tip Audi ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti, fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar ndërsa mësohet.
Mësohet se drejtuesi i mjetit është shtetasi Erjon Sheme dhe ai ka qene i vetëm në kohën e ngjarjes, por nuk ka pasur probleme shëndetësore përveç një gervishtje të vogël ndërsa është dëmtuar automjeti.
Gjithashtu, sipas policisë mësohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e terrenit të rrëshqitshëm nga balta
a.ç