• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Midis fjalës dhe realitetit: Gjykata e Lartë përballë misionit të saj kushtetues

by Java News
26/01/2026 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plarent Ndreca

Sot Kryetari i Gjykatës së Lartë hapi vitin e ri gjyqësor me një fjalim të saktë, të matur, profesional dhe në thelb të duhurin. Një fjalim që artikulon vizionin e drejtësisë që të gjithë do të donim të kishim dhe për të cilën vijojmë të artikulojmë qëndrime shpesh edhe kritike.

Por fatkeqësisht, ky vizion nuk përputhet me realitetin. Dhe ky realitet fillon pikërisht nga vetë Gjykata e Lartë. Në vitet pas konstituimit të saj, pas reformës së vitit 2016, Gjykata e Lartë ka treguar paaftësi ose pamundësi për të ndërtuar standarde të qëndrueshme në zbatimin e ligjit, për të unifikuar praktikën gjyqësore dhe për të krijuar precedentë që mbrojnë realisht të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe shtetin e së drejtës. Në vend të kësaj, shpesh ka mbrojtur në mënyrë korporatiste një “drejtësi exceli”, të orientuar drejt bilanceve të dënimeve apo uljes së stokut të dosjeve, e jo drejt drejtësisë reale, cilësore dhe të individualizuar për çdo çështje.

Thuhet me të drejtë se një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar. Imagjinoni një padrejtësi të vonuar çfarë është. Një drejtësi shkatërruese, për palët, për vetë autoritetin e drejtësisë dhe për besimin publik ndaj saj. Sot, për të qenë i sinqertë, shumë klientë i këshilloj ti zgjidhin çështjet e tyre me marrëveshje, edhe me kosto, sesa t’i drejtohen sistemit gjyqësor. Arsyeja është e thjeshtë: sistemi nuk krijon besimin se drejtësia do të vihet realisht në vend. Parashikueshmëria e vendimeve është minimale, edhe pse ligji është i shkruar shqip për të gjithë njëlloj. Ai zbatohet ndryshe nga gjyqtarë të ndryshëm, ndërkohë që Gjykata e Lartë nuk ka ushtruar autoritetin e nevojshëm për të stabilizuar praktikën dhe për ta bërë ligjin të parashikueshëm. Si pasojë, ligji është bërë i paparashikueshëm dhe për rrjedhojë, i pabesueshëm si rregullator i shoqërisë.

Kjo sigurisht nuk është përgjegjësi personale e Kryetarit të Gjykatës së Lartë. Ai, fundja, është i pari ndër të barabartët. Por duhet pranuar me ndershmëri institucionale se Gjykata e Lartë, si trupë kolegjiale, nuk e ka përmbushur misionin kushtetues për të cilin është krijuar. Dy standarde për çështje të njëjta. Anashkalim i argumenteve thelbësore të procesit të rregullt ligjor, veçanërisht kur cenohet pozita e individit përballë prokurorisë, në kundërshtim me Kushtetutën, e cila e vendos në themel të rendit juridik mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut (neni 15/1). Shqyrtim i çështjeve i bazuar te “rasti” dhe jo te çështja; krijim de facto i normave të reja aty ku ligji është i qartë; mungesë unifikimi pikërisht aty ku ai është jetik për sigurinë juridike. Në jo pak raste, këto devijime nga ligji nuk janë vetëm produkt i paaftësisë, por edhe i një konformizmi të qëllimshëm për të kënaqur pritshmëritë e turmave dhe për të ruajtur rehatinë institucionale, duke shmangur vendime të guximshme që do të garantonin realisht të drejtat e njeriut dhe procesin e rregullt ligjor.

Rezultati është një korporatizëm gjyqësor që ka dëmtuar rëndë të drejtat themelore, shtetin e së drejtës dhe besimin e publikut te drejtësia. Siç u tha me të drejtë edhe sot: besimi te gjyqësori nuk ndërtohet me statistika dënimesh apo tabela Exceli, të cilave herët a vonë “u del boja”, por me cilësi, arsyetim, transparencë, autoritet profesional dhe përgjegjshmëri.

Fjalimi i sotëm i Sokol Sadushit zgjon shpresën që nuk do jetë vetëm fillimi i një viti të ri gjyqësor kalendarik, por fillimin e një viti gjyqësor të rilindur për Gjykatën e Lartë: në mbrojtje të Kushtetutës, të lirive themelore dhe ta vendos këtë gjykatë në lartësinë që vetë Kushtetuta i ka rezervuar.

Next Post
I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi t’ua shiste, e kafshuan në dorë dhe…! Detaje nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase në Tiranë, ç’ndodhi 2 ditë më parë

Shtohet lista e barnave të rimbursueshme, Fondi i Sigurimit Shëndetësor: Nuk është mbyllur asnjë farmaci

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

October 6, 2026
Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

October 6, 2026
Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

October 6, 2026
Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

October 6, 2026
“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

October 6, 2026
10-Vjetori i Sinodit të Shenjtë, Kryepeshkopi Joani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Francë: Perspektiva e ardhshme për unitet dhe bashkëpunim

10-Vjetori i Sinodit të Shenjtë, Kryepeshkopi Joani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Francë: Perspektiva e ardhshme për unitet dhe bashkëpunim

October 6, 2026
Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

October 6, 2026
Shqipëria 2024, BB: Rritja ekonomike 3.3%, borxhi publik pritet të bjerë në 58.2%

Nga 3,7 në 3,4 për qind, Banka Botërore ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare

October 6, 2026
Von der Leyen, me Ramën: Shqipëria i mbajti premtimet! Ka ardhur koha për hapjen e negociatave

Plani i ri i Zgjerimit të BE, reagon Kryeministria: Shqipëria konsolidon pozicionin mes vendeve udhëheqëse! Konfirmon reformat, ja 3 elementët

October 6, 2026
Akuza për ryshfet, zbardhen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të kartëmonedhave

Akuza për ryshfet, zbardhen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të kartëmonedhave

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com