• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shoferi i FNSH shpërthen në lot në gjyq: Nuk kam lidhje me drogën, po kaloj në depresion dhe vajza…

by Java News
04/04/2017 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardian Loci, shofer i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, ka paraqitur para Gjykatës një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë, nisur nga gjendja e tij shëndetësore dhe ekonomike. Që nga momenti i arrestimit të tij për “shpërdorim detyre”, gjendja shëndetësore është përkeqësuar gjatë qëndrimit në qelitë e paraburgimit.

45-vjeçari që akuzohet se ka dekonspiruar aksionet e policisë për asgjësimin e bimëve narkotike kanabis sativa në zonën e Dukagjinit gjatë vitit 2016, nuk i mbajti dot lotët para gjykatës në seancën për ndryshimin e masës së sigurisë.

Para gjyqtarit Tonin Sterkaj, avokati mbrojtës Ilir Golemi paraqiti prova shkresore që kanë të bëjnë me karakterin, personalitetin dhe gjendjen e vështirë ekonomike e familjare të Ardian Locit.

Avokati tha se në harkun kohor të një muaji, klienti i tij ka bërë vizita në paraburgim për shkak të përkeqësimit të gjendjes psikologjike deri në depresion. Edhe vetë i akuzuari tregoi se si gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar, ndërsa merakun më të madh e ka për vajzën e tij 15-vjeçare, të sëmurë me migrenë.

“Nuk kam qenë mirë që nga momenti i arrestimit. Kam pasur shqetësime të ndryshme shëndetësore. Kam dhimbje të stomakut, të kokës dhe kam edhe njëlloj stresi e depresioni. Nuk i kam këtu dokumentet e vizitave në paraburgim, sepse vdiq një i burgosur dhe doktori ishte i angazhuar me të. Kam vuajtur gjithë këto kohë. Jam vizituar dhe jam mjekuar njëkohësisht. Kam edhe ilaçet me vete, që më kanë dhënë. Më shumë se asgjë, kam hallin e vajzës sime të sëmurë. Ajo më mundon”, tha Loci. Ai në asnjë moment nuk e ka pranuar përfshirjen në krimin për të cilin është arrestuar.

Gjatë seancës, avokati paraqiti vizitat e vajzës së sëmurë të Ardian Locit, një kredi në një bankë të nivelit të dytë, një aktmarrëveshje me OSHEE-në për të shlyer me këste debinë e energjisë elektrike, vërtetim të 19 viteve si punonjës i FNSH, faktin se bashkë me familjen jetojnë te shtëpia e babait të bashkëshortes, si dhe një pagesë që vetë shteti ka bërë për vajzën e sëmurë të tij për të ndihmuar fëmijët e policëve që kanë probleme me shëndetin.

Avokati i tij gjithashtu deklaroi përpara gjykatës se zëvendësimi i masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” nuk paraqet asnjë rrezik.

a.ç

Next Post
Serwer: Trump ka në dorë Vuçiç që të distancohet nga Rusia

Serwer: Trump ka në dorë Vuçiç që të distancohet nga Rusia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD-ja, si Firmë Piramidale!

PD-ja, si Firmë Piramidale!

March 30, 2026
Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

Berisha porosit demokratët: Duhen anëtarësime të reja në PD!

March 30, 2026
Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

Shuhen masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës. GJKKO i lejon daljen jashtë vendit. S’ka më as detyrim paraqitje

March 30, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 31 Mars 2026

March 30, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

Salianji zbulon skenarin: Ja si do të veproj nëse më përjashtojnë nga Partia Demokratike

March 30, 2026
Barazia e armëve në debatin gjyqësor

Rasti Manjani dhe standartet e Strasburgut

March 30, 2026
Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

Ndërron jetë në spitalin e Korçës i dënuari me burgim të përjetshëm për vrasje

March 30, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Negociatat, Berisha: Shqipëria mbeti në klasë, nuk ecën dot përpara

March 30, 2026
Pas ndryshimeve të shpallura në Asamble, Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e PS

Integrimi në BE, Rama: Prokurimet publike me inteligjencë artificiale do ta bëjnë Shqipërinë shembull

March 30, 2026
Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

Malaj sqaron se çfarë ndodh kur çmimi i naftës kalon limitin 220 lekë: Gjurmim në kohë reale i karburanteve!

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In