• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serwer: Trump ka në dorë Vuçiç që të distancohet nga Rusia

by Java News
04/04/2017 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-diplomati amerikan dhe eksperti për çështje të Ballkanit, Daniel Serwer, ka shprehur pikëpamjet e tij për fitoren e kryeministrit aktual serb, Aleksandar Vuçiçit, në zgjedhjet presidenciale të mbajtura të dielën në Serbi.

“Kryeministri Aleksandar Vuçiç ka marrë presidencën në Serbi me një fitore bindëse ndaj opozitës së përçarë në rrethin e parë. Çështja tani është se çfarë do të bëjë ai me pozitën e tij dominuese në politikën serbe”, ka shkruar Serëer në një kolumne të re.

Në politikën e jashtme, Vuçiç është luhatur ndërmjet aspiratave për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe raporteve të ngushta me Rusinë e Vladimir Putinit, ka kujtuar ish-diplomati amerikan.

Serbët kanë arsye ta pëlqejnë këtë qasje, vlerëson Serwer. “Ata i manipulojnë dy palët, duke marrë armë nga Rusia dhe shuma të mëdha parash nga BE’ja, teksa refuzojnë t’i përkrahin sanksionet e BE’së në lidhje me Ukrainën”, shkruan eksperti për çështje të Ballkanit, transmeton Gazeta Express.

Serwer vlerëson se përderisa politika amerikane karshi Rusisë mbetet e mjegullt, kjo luhatje i shkon për shtat Serbisë.

Nëse Trump bën të veten dhe afrohet me Putinin, Beogradit do t’i hiqen brengat rreth kësaj luhatjeje ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes, parasheh ai.

E, nëse gjërat shkojnë ndryshe, Serwer mendon se Vuçiq do të gjendet nën trysni të madhe, për të mbështetur sanksionet për Ukrainën dhe për ta rreshtuar Serbinë ashiqare në krah të Perëndimit.

Vuçiq është i luhatshëm edhe në skenën e brendshme, thotë Serwer. “Ai pretendon të jetë demokrat i vërtetë dhe reformat, përderisa vëzhguesit e jashtëm vlerësojnë se ai anon nga politikat joliberale: shtypi serb e lavdëron atë dhe i kritikon kundërshtarët e tij, gjykatat s’janë aspak të pavarura, dhe hetimet për korrupsion rrallë herë i prekin njerëzit e afërt të tij”, shkruan ish-diplomati amerikan.

“Popullariteti i Vuçiqit është i vërtetë, por atij i mungon një opozitë serioze politike. Rivali i tij më i afërt në zgjedhjet presidenciale – ish-Avokati i Popullit, Sasha Jankoviq, i cili ka reputacion të mirë – ka marrë më pak se një të tretën e votave që ka marrë i pari. Kandidati i tretë ka qenë një komedian i ri, që ka bërë satirë me politikën serbe”, ka theksuar Serwer.

Por, si do të jetë e ardhmja? Serëer vlerëson se presidenti i ri duhet ta përqendrohet mbi çështjet afatgjate – të paktën gjatë pesë vjetëve të mandatit të tij, ose gjatë dhjetëve vjetëve, siç shpreson ai – dhe të mos merret me probleme ditore.

Eksperti për çështje të Ballkanit përmend tri çështje të rëndësisë së veçantë: hapja e hapësirës për media, në mënyrë që të formohet dhe të funksionojë një opozitë e mirëfilltë; ndërtimi i një gjyqësori të pavarur, që mund të reduktojë dukshëm korrupsionin; dhe shtyrja e Serbisë qartazi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, përfshirë arritjen e marrëveshjeve me Kosovën për çështje të vështira, transmeton Gazeta Express.

Por, Serwer e pranon: këto janë kërkesa të mëdha. Dhe, sikur shpreh dyshim se këtë mund ta bëjë Vuçiq.

“Vuçiqit i pëlqen të thotë, publikisht dhe privatisht, se nuk luhatet, dhe se ka vendosur definitivisht ta çojë Serbinë në BE, duke mbajtur (siç provojnë të bëjnë shumë vende evropiane) raporte të mira me Moskën”, shkruan Serëer.

“Kjo është e vështirë: Moska vitin e kaluar ka sponsorizuar një përpjekje për puç në Malin e Zi, anëtarësimin e të cilit në NATO dëshironte ta bllokonte, duke përdorur edhe njerëz dhe resurse nga Serbia.

Vuçiç ka ndihmuar të pengohet përpjekja e Moskës, që kishte për qëllim vrasjen e kryeministrit malazias, Millo Gjukanoviq. Si mund të mbash raporte të mira me njerëzit që bëjnë komplot për puç të dhunshëm kundër një fqinji miqësor?”, shkruan më tej ish-diplomati amerikan.

Një fitore e madhe meriton një hap të madh në drejtimin që Vuçiq vërtet dëshiron të shkojë, vlerëson Serwer. Të presim shenja të tjera nga ai, porosit eksperti për çështje të Ballkanit, përgatiti ”Express”. (b.an)

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

Komisioni i ligjeve, debate për nenin që ka të bëjë me pafajësinë për politikanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

May 24, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

May 24, 2026
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

May 24, 2026
Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

May 24, 2026
Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

May 24, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi është se Berisha i ka dëshpëruar të gjithë të vetët, përveç Ramës

May 24, 2026
Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

May 24, 2026
Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

May 24, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

May 24, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In