• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

by A R
07/08/2026 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kosova ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve gjatë muajit qershor 2026, me një shtim të dukshëm të turistëve të huaj. Prishtina vazhdon të jetë destinacioni më i vizituar, ndërsa pas saj renditen Prizreni dhe Peja. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh vjen nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, gjatë qershorit 2026 vendin e vizituan gjithsej 70.234 persona. Prej tyre, 28.638 ishin vizitorë vendorë, ndërsa 41.596 vizitorë të huaj.

Krahasuar me qershorin e vitit 2025, kur u regjistruan 63.502 vizitorë, numri i përgjithshëm është rritur me 10,6%.

Rritja është më e theksuar te vizitorët vendorë, numri i të cilëve është shtuar me 19,6% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, numri i vizitorëve të huaj është rritur me 5,2%.

Statistikat tregojnë se Prishtina mbetet rajoni me numrin më të madh të vizitorëve, e ndjekur nga Prizreni dhe Peja. Kryeqyteti vazhdon të jetë pika kryesore e vizitorëve të huaj, ndërsa Prizreni dhe Peja mbeten ndër destinacionet më të frekuentuara falë trashëgimisë së tyre kulturore, qyteteve historike dhe zonave malore turistike.

Kjo prirje është vërejtur edhe gjatë muajve të mëparshëm, me Prishtinën që kryeson vazhdimisht për numrin e vizitorëve, ndërsa Prizreni dhe Peja renditen menjëherë pas saj.

Sa u përket turistëve të huaj, Shqipëria vazhdon të jetë burimi kryesor i vizitorëve në Kosovë. Gjatë qershorit 2026, nga Shqipëria u regjistruan 7.628 vizitorë, ose 13% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në qershor 2026 u regjistruan gjithsej 41.596 vizitorë të huaj, me rritje prej 5,2% në krahasim me qershorin 2025. Numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia dhe Zvicra.

Pas Shqipërisë renditet Gjermania me 4.300 vizitorë, megjithëse ky treg ka shënuar një rënie të lehtë prej 1,5%.

Turqia renditet e treta, duke regjistruar rritjen më të madhe. Gjatë qershorit, Kosovën e vizituan 3.979 turistë nga Turqia, ose 36,4% më shumë se një vit më parë.

Nga Zvicra u regjistruan 3.121 vizitorë, me një rritje prej 2%, ndërsa nga vendet e tjera erdhën 22.568 vizitorë, ose 0,5% më shumë krahasuar me qershorin e vitit 2025.

Rritja e turizmit pasqyrohet edhe në numrin e net-qëndrimeve. Gjatë qershorit 2026 u regjistruan gjithsej 163.739 net-qëndrime, nga të cilat 85.783 u realizuan nga vizitorët e huaj dhe 77.956 nga vizitorët vendorë.

Vetëm te vizitorët e huaj, net-qëndrimet u rritën me 13% krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Rritjen më të madhe e shënuan vizitorët nga Turqia, të cilët realizuan 7.989 net-qëndrime, ose 72,1% më shumë se në qershor 2025.

Edhe vizitorët nga Shqipëria qëndruan më gjatë në Kosovë, duke regjistruar 16.644 net-qëndrime, me një rritje prej 41,9%.

Ndërkohë, vizitorët nga Gjermania realizuan 8.206 net-qëndrime, ndërsa ata nga Zvicra 5.143, me rritje përkatësisht prej 5,5% dhe 7,3%.

/Marrë nga Monitor

Next Post
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të zbulojë mistere? Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e 1 miliard njerëzve!

September 25, 2026
Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe

Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe

September 25, 2026
Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

September 25, 2026
“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

September 25, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLGJ-së, vendimi nga mbledhja e përgjithshme: Të kemi kërkesa gjykata dinjitoze, nuk është luks!

Zgjidhet edhe anëtari tjetër i KLGJ-së, Fatri Islamaj fiton përballë Igerta Hysit!

September 25, 2026
Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

September 25, 2026
Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

Rama mban fjalimin në Asamblenë e OKB: Shqipëria u bë vendi i parë që e solli Inteligjencën Artificiale në Qeveri me Diellën! Rreziku i AI është se…

September 25, 2026
“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

September 25, 2026
Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

Skandali i falsifikimeve prek një tjetër lojtar të Zvicrës, pas Xhakës edhe Embolo jashtë ekipit për mashtrim!

September 25, 2026
Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

Ambasadorja e BE takohet me ministren Pirdeni: Rikonfirmojmë angazhimin e plotë të Brukselit për të mbështetur Shqipërinë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com