• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shmangni qëndrimin e gjatë ulur, ja pasojat negative në shëndetin tuaj

by A R
20/06/2016 21:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Puna që kërkon të qëndroni ulur për një kohë të gjatë jo vetëm që shkakton dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe ashtit bishtor të prapanicës, por edhe rrit rrezikun nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës, kanë treguar dy studime të reja amerikane.

Por lajmi i mirë është që dhimbjeve të shpinës dhe pasojave më të këqija shëndetësore megjithatë mund t’u vihet fundi, dhe kjo me vetëdisiplinë në vend të punës. Çdo një orë çohuni nga karrigia dhe të paktën për pesë minuta bëni çka do, përveç se të qëndroni ulur.

Shkuarja në tualet, marrja e një gote ujë, shëtitja nëpër shkallë apo rreth ndërtesës janë hapat e parë në drejtim të përmirësimit të shëndetit. Do të ishte e shkëlqyeshme që çdo disa orë në punë të bëni disa ushtrime të zgjatjes. Por me e rëndësishme është, theksojnë mjekët, që pas punës të mos vazhdoni të qëndroni gjatë tërë mbrëmjes para televizorit.

Sa më aktiv të jeni në kohë të lirë, më të shëndetshëm do të jeni, thonë mjekët. E njëjta vlen edhe për ata të cilët ditën në punë e kalojnë në këmbë.

Femrat të cilat qëndrojnë ulur nga tetë orë në ditë kanë rrezik më të madh nga zgjerimi i venave të gjakut.

Ushtrimet rekomandohen edhe për sëmundjen më të përhapur të njeriut modern, të punësuar – stresin.

Nëse ai është kronik, truri nxit sekrecionin e rritur të hormonit të kortizolit dhe noroadrenalinës. Disa nga pasojat janë shtresat e akumuluara rreth belit, tensioni i rritur i gjakut, rreziku më i madh nga sëmundjet e zemrës. Çfarëdo aktiviteti fizik do të zvogëlojë prodhimin e atyre hormoneve dhe do të relaksojë muskujt. Por, megjithatë rekomandohen ushtrime më intensive, siç është vrapimi. Ndihmë e madhe në luftë me stresin është edhe dëgjimi i muzikës, sepse zvogëlon tensionin dhe numrin e rrahjeve të zemrës, thonë mjekët.

phone_1780377b

Mos u kërrusni kur shtypni në telefon

Kërrusja gjatë shikimit në telefon ose iPhone po ashtu mund të ketë pasoja të rënda në qafë dhe në shpinë. Prandaj më së miri është që pajisjet të mbahen në nivel të syve për të qëndruar trupi në pozitë sa më të drejtë, thonë mjekët.

Shtresat ergonomike për tastierë dhe maus ruajnë nyjat

Ata të cilët shtypin shumë në tastierë duhet të marrin bazën ergonomike për tastierë dhe maus, e cila i lodh më pak nyjat. Pauzat e shpeshta po ashtu janë të domosdoshme, veçanërisht për femrat gjatë menstruacioneve, sepse atëherë grumbullohet më shumë ujë në nyje, çka krijon shtypje në to.

Kur i ngrini fëmijët, ndihmojeni veten me këmbë

Edukatoret shpesh duhet t’i çojnë fëmijët, çka mund të jetë shkak për dhimbjet në krahë dhe në shpinë, transmeton Koha.net. Mjekët u rekomandojnë edukatoreve në kopsht dhe nënave që derisa mbajnë fëmijët apo ndonjë barrë tjetër, ta kalojnë peshën edhe në këmbë.

Ushqimi në shtëpi shpëton

Njerëzit të cilët punojnë në ndërrime të natës vuajnë më shpesh nga sindroma e irritimit të zorrëve se ata që punojnë ditën.

Karrigia nuk është e parrezikshme

Nëse në punë rrini në këmbë dhe ecni shpesh, jeni më të mbrojtur nga sëmundjet e zemrës dhe nga trashësia për dallim prej atyre që qëndrojnë në karrige.

Vikendi është i rezervuar për mbushje me energji

Nëse punoni në ndërrime të natës, është e rëndësishme që gjatë ditës të flini 7-8 orë të mira. Për të krijuar kushte të mira për gjumë, uleni temperaturën e dhomës, lëshoni roletat, dhe vendosni tampona/tapë në veshë. Po ashtu gjatë ditëve të lira flini sa më shumë që mundeni.

/Telegrafi/a.m.

Next Post

VIDEO SHOKUESE/ Ja si dhunohet fëmija në kopshtin privat në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
Aleati i Trump, Joe diGenova jep dorëheqjen nga posti i drejtimit të hetimeve për komplotin e dyshuar kundër presidentit -

SHBA nis shkurtimet në Ballkan! Ndihmë ushtarake vendeve të Amerikës së Jugut, preket Maqedonia e Veriut

September 15, 2026
Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

Armët në orbitë dhe lufta për hapësirën, zëdhënësja e Putin akuzon SHBA-të: Po e vendosin njerëzimin në rrugën e shkatërrimit, po ndjekin interesa egoiste!

September 15, 2026
Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

Sadushi dhe Papajorgji në Romë, Mattarella konfirmon pjesëmarrjen në Kongresin e Drejtësisë në Tiranë

September 15, 2026
Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

Misteri i vdekjes së Giorgos Mazonakis, hetimet marrin rrjedhë tjetër! Fotoja e fshirë që po investigohet nga Policia

September 15, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Nesër vendimi/ Berisha: Ish-krerët e UÇK-së meritojnë pafajësinë, sytë e shqiptarëve drejt Hagës!

September 15, 2026
Zv/kryeministri Hoxhaj reagon ndaj Lajçak: Mos u shqetësoni për Kosovën

Pak orë para vendimit në Hagë, ish-ministri Hoxhaj: Historia do të vendosë drejtësi për çlirimtarët!

September 15, 2026
Carney reagon pas kërcënimeve të Trump për tarifat e importeve kanadeze: Strategji për negociata e presidentit të SHBA

“Ndoshta do të të vrasin!”- Batuta e Trump me kryeministrin kanadez pasi i dhuroi një “çelës të artë” për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë!

September 15, 2026
Kim Kardashian diagnostikohet me aneurizëm në tru

I grabitën unazën 4 mln dollarëshe në Paris një dekadë më parë, Kim Kardashian dëmshpërblehet vetëm me 1 euro!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com