Shmangja e Metës?/ Luan Rama: Nuk e njoftova për largimin, s’më tha pse dyshoi tek unë, e dëgjova prej thashethemeve

Screenshot 8

Ish-nënkryetari i LSI, Luan Rama tregon se nuk e njoftoi Ilir Metën për largimin nga partia. Ai thotë se s’ka patur asnjë komunikim me Presidentin teksa e falenderon pasi thotë se pa të nuk do të kishte arritur shumë gjëra.

Më tej Rama shton se nuk e di pse Meta dyshoi pikërisht tek ai, ndërsa pohon se këtë e dëgjoi prej thashethemeve.

PYETJA: Marrëdhënia me Presidentin Meta, patët një komunikim me të?

LUAN RAMA: Jo, nuk kam patur, s’kam arsye, as partiake as politike. Ai është në pozicionin e kryetarit të Shtetit, nuk lindi detyrimi për ta informuar apo për ta vënë në dijeni. Do të ishte cënim. Natyrisht e kam falënderuar, kam punuar në LSI me Ilir Metën që në 2008 deri në 2017.

Pa mbështetjen dhe pa vullnetin e tij natyrisht nuk do ia kisha dalë të përmbushja detyrat. Falenderimi për të ka qenë korrekt. Unë s’jam njohur me të në LSI. Jam njohur në vitin 1992 kur erdhi në PS. Kam qenë ministër në qeverinë ku ai ishte kryeministër. Kemi një periudhë të gjatë bashkëpunimi. Ai qëndrim i bërë publik në statusin që unë kam shpallur publikisht, është qëndrim zyrtar dhe korrekt.

PYETJA: Si janë marrëdhëniet me Metën?

LUAN RAMA: Marrëdhëniet që ka çdo qytetar me Presidentin apo kryetarin e Shtetit.

PYETJA: Çfarë ka ndodhur me Metën? U fol për një grindje me të, s’keni asnjë foto?

LUAN RAMA: Nuk kishte arsye të shfaqeshim bashkë. Vinte si President i Republikës. Unë isha i angazhuar politikisht në një fushatë. Kam respektuar distancën partiake, nuk ndjeja nevojë, nuk gjendesha i tunduar nga presioni për të qenë në krah të Presidentit. Apo që Meta të ishte pjesë e fushatës sime. Unë e respektoj me shumë seriozitet distancën që duhet të ketë Presidenti nga subjektet zgjedhore.

Nuk ma ka thënë asnjëherë, e kam dëgjuar nga thashethemet. Nuk më ka impenjuar, nuk më ka shqetësuar. S’kam nga ta di unë. Pyesni Metën. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com