• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shmangia e kontrollit të pasurisë, si i shpëtoi vëllai i Bashës “Vettingut”

by A R
17/06/2018 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpos ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, një tjetër dorëheqje befasishme dhe e shumë komentuar nga sistemi i drejtësisë, për t’i shpëtuar skanimit të trefishtë të Vetingut, ishte edhe ajo e Erlindi Bashës, vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Po si i shpëtoi Erlindi Basha Vetingut?

Ndryshe nga Llalla dhe disa gjyqtarët, vëllai i kryetarit të opozitës, i cili ka shërbyer si ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë, nuk ka pritur fundin e betejës ligjore të Partisë Demokratike dhe një grupi gjyqtarësh kundër ligjit të Vetingut në Gjykatën Kushtetuese, për të dhënë dorëheqjen. Basha është larguar nga sistemi një muaj pasi ligjit i Vetingut është botuar në Fletoren Zyrtare, për rrjedhojë brenda afatit tremujor të parashikuar.

Ligji është botuar në Fletoren Zyrtare në 23 shtator të 2016, ndërsa Basha ka paraqitur dorëheqjen tek presidenti në 24 tetor të 2016. Kjo lëvizje ka detyruar komisionin e Vetingut të ndërpresë verifikimin e trefishtë për vëllain e Bashës, Erlindi Basha.

Rrethanat e dorëheqjes

Rrethanat e dorëheqjes së vëllait të Bashës pasqyrohen në një vendim të posaçëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, me trupë gjykuese të përbërë nga Genta Tafa, Roland Ilia dhe Xhensila Pine.

“Subjekti i rivlerësimit Erlindi Basha ka dhënë dorëheqjen nga detyra që ushtronte duke e paraqitur këtë dorëheqje, me shkrim pranë Presidentit të Republikës, i cili e ka publikuar këtë fakt në faqen zyrtare të institucionit. Nëpërmjet shkresës nr. 688/1 prot., datë 19.03.2018, Presidenti i Republikës ka njoftuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit z. Erlindi Basha në datën 24.10.2016, protokolluar nga ana e Institucionit të Presidentit të Republikës me nr. 53/E prot., datë 24.10.2016”, thuhet në vendimin e trupës gjykuese. Në vendim referohen edhe afatet përkatëse.

“Referuar parashikimit kushtetuese të nenit 84/3, datë së miratimit të ligjit nga Parlamenti dhe datës së botimit të ligjit në Fletoren Zyrtare nr. 180, datë 23.09.2016, si dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin dhe rrëzimin e kërkesës për shfuqizim, ligji nr. 84/2016 për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve hyri në fuqi në datën 8.10.2016. Në datën 25.10.2016, ligji u pezullua nga Gjykata Kushtetuese. Për këtë arsye, afati i zbatimit të ligjit eci për 17 ditë deri në datën 25.10.2016. Në datën 18.01.2017, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën për shfuqizimin e ligjit. Ky vendim u botua në Fletoren Zyrtare në datën 19.01.2017. Si rezultat afati 3-mujor, parashikuar nga neni 56, ka përfunduar në datën 31 mars të 2017. Paraqitja e dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit brenda këtij afati, sjell si pasojë pushimin e procedurës së rivlerësimit, duke i dhënë këtij subjekti të drejtat e parashikuara në pikën 2 të nenit 56 të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në vendim.

Shmangia e kontrollit

Me dorëheqjen në kohë, vëllai i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka evituar kontrollin për ligjshmërinë e pasurive, për kontaktet e mundshme me krimin dhe për aftësitë profesionale. Gjithashtu, bazuar në pikën 2, të nenit 56 të ligjit të Vetingut, pas dorëheqjes, subjektet e rivlerësimit kanë të drejtë të përfitojnë pagesë kalimtare, sipas nenit 7, pika 1, të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”. Konkretisht, bazuar në nenin 7, pika 1, të ligjit për pensionet shtetërore, subjekti i vlerësimit merr shpërblim në masën e tre pagave mujore të muajit të fundit në atë funksion dhe mbas këtij shpërblimi merr 50 për qind të pagës referuese, për aq kohë sa kanë punuar në funksione të tilla, por jo më shumë se 3 vjet nga momenti i largimit nga ky funksion. /Shqiptarja.com

Next Post
Krimi i rëndë në Peshkopi, djali kthehet nga Anglia dhe vret të dy prindërit

Krim i rëndë në Milot, gruaja vret bashkëshortin në mes të tregut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spiropali takime në Kongresin dhe Senatin Amerikan: Rritje e bashkëpunimit shumëdimensional mes Shqipërisë dhe SHBA

Spiropali takime në Kongresin dhe Senatin Amerikan: Rritje e bashkëpunimit shumëdimensional mes Shqipërisë dhe SHBA

February 4, 2026
“Green Vjosa”, Gjermania nis projektin 3-vjeçar për zhvillimin e Parkut Kombëtar dhe turizmit lokal

“Green Vjosa”, Gjermania nis projektin 3-vjeçar për zhvillimin e Parkut Kombëtar dhe turizmit lokal

February 4, 2026
Moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Moti i keq, Autoriteti Portual i Durrësit del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

February 4, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

February 4, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Partizani, 80 vjet pa u ndalur – nga fanella e historisë te klubi modern me shtëpinë e vet

February 4, 2026
Rregulla të reja për  qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

Rregulla të reja për qëndrimin e të huajve në Shqipëri, qeveria ashpërson kriteret e sigurisë, çfarë duhet të dini?

February 4, 2026
“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

“PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme

February 4, 2026
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!

75 kongresmenë amerikanë kundërshtojnë pezullimin e vizave të emigrimit që prekin edhe Shqipërinë, zbardhet letra për Rubion

February 4, 2026
Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

Vlorë/ Tregtonin medikamente të kontrabanduara nga Italia, arrestohet 53-vjeçari, nisin hetimet për djalin e tij

February 4, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Stuhi shiu dhe reshje bore në zonat malore, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In