• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkup/ Kukan dhe Fleckenstein: Qytetarë maqedonas, dilni në referendum!

by Java News
21/09/2018 19:02
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate nje konference te perbashket shtypi me Presidentin e Delegacionit per Europen Juglindore Eduard Kukan dhe Raportuesin per Shqiperine prane Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta, during a press conference with President of the Delegation for South East Europe Eduard Kukan and the rapporteur for Albania at the European Parliament, Knut Fleckenstein.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetët e Parlamentit Evropian, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, të cilët qëndruan në Shkup në kuadër të aktiviteteve ndërkombëtare në mbështetje të referendumit të 30 shtatorit, thanë se dëshirojnë të shohin një rezultat pozitiv që do t’i hapte Maqedonisë rrugën drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Ata thanë se nuk dëshirojnë të mendojnë për një plan B, në rast të dështimit të referendumit, ndërsa përsëritën bindjet për daljen me sukses në këtë proces për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

Kukan dhe Fleckenstein u bënë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Të dy ligjvënësit evropianë theksuan rëndësinë që ka referendumi për Republikën e Maqedonisë, ndërkohë që e vlerësuan këtë si një shans historik për të ardhmen e popullit dhe të vendit ballkanik.

“Rezultati pozitiv (në referendum) do të ndikojë në zhvillimin e ardhshëm të vendit dhe në plotësimin e ambicjeve euroatlantike të tij”, tha zoti Kukan.

Ndërkaq, zoti Fleckenstein tha se nuk ka rëndësi se kush do të jetë në pushtet në katër vitet e ardhshme por se bëhet fjalë për një vendim që do të ndikojë tek gjeneratat që vijnë. “Ju lutem dilni votoni! Mos thoni se nuk ka rëndësi për ju. Se si do të votoni varet vetëm nga ju si qytetarë të këtij vendi dhe nga askush tjetër!”, tha ligjvënësi Fleckenstein.

Të dy zyrtarët evropianë janë të njohur për publikun në Maqedoni, për angazhimet e tyre në arritjen e Marrëveshjes së Përzhinës para tre vjetësh, që i dha fund krizës politike të ndezur pas skandalit të përgjimeve të bisedave telefonike të politikanëve, biznesmenëve, gazetarëve dhe mijëra njerëzve të tjerë nga shërbimi sekret i vendit.

Kukan dhe Fleckenstein nënvizuan domosdoshmërinë e realizimit dhe zbatimit të reformave. Ata po ashtu janë nismëtarë dhe ndërmjetës në dialogun e quajtur “Zhan Mone” ndërmjet drejtuesve kryesorë politikë në Maqedoni që parashkohet të vazhdojë në muajin dhjetor.

Opozita maqedonase e drejtuar nga VMRO-DPMNE, nga ana tjetër nuk ka marrë një vendim të prerë se si do të veprojë, ndonëse pak ditë më parë tha se do t’i linte përkrahësit e saj të veprojnë sipas bindjeve të tyre personale. Megjithatë një numër deputetësh të kësaj partie po bëjnë thirrje përmes rrjeteve sociale për bojkotimin e referendumit. Kryetari i saj, Hristijan Mickovski vazhdon ta kundërshtojë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë fqinje për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, sepse ajo dëmton, sipas tij, interesat e popullit maqedonas dhe të Maqedonisë; ndërsa, nëpër mitingje porosit mbështetësit e tij që “të veprojnë sipas asaj që ndiejnë në zemër”.

ma.me

Next Post
Asnjë zë femre në transmetim, radioja gjobitet me 280 mijë dollarë

Asnjë zë femre në transmetim, radioja gjobitet me 280 mijë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In