• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Shkuam për t’u qethur, aty…’/ Ç’fshihet pas sherrit me armë në zonën e ish-Parkut të Autobusëve mes të rinjve që shpërndajnë drogë

by Java News
16/10/2021 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E sjellë nga policia si një grindje banale, historia e plagosjes dhe përleshjes me armë midis të rinjve në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë dy netë më parë, me shumë mundësi ka ndodhur për pazare droge.

Këtë nuk e vërteton vetëm e kaluara e të rinjve, por edhe një monitorim i platformës Fol, e cila tregon se njëri nga të plagosurit, shtetasi Xhulio Vela, që rezulton se është në gjendje të rëndë, raportohet në këtë platformë online si i arrestuar në datën 19 mars 2021.

“Akuza ndaj Xhulio Velës, është ajo e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, 26-vjeçari u kap me drogë në makinë me lëndë narkotike të llojit kokainë dhe një armë të ftohtë thikë”, – evidentohet në platformë.

Por teksa prokuroria kërkon masë sigurie ‘arrest me burg’, gjykata rezulton sipas platformës, se vendos masën detyrim paraqitje në datën 20 mars, duke i dhënë atij lirinë dhe daljen nga paraburgimi.

I riu mbeti i plagosur në rrugën “Frosina Plaku” së bashku me Aleksandër Nikolla, një tjetër i ri nga Kurbini, ndërkohë që autori, i cili qëlloi dhe u arrestua, është një tjetër i ri I moshës 26-vjeçare, njëherazi i proceduar për drogë.

Edhe ai, sipaa monitorimit të qendrës Fol, arrestohet për narkotikë në datën 17 qershor 2021 së bashku me Deivid Shuaipi, Jurgen Halitaj, Denard Buci, Fabjan Pitani, Doris Murati dhe disa të rinj të tjerë që u identifikuan si anëtarë të një grupi që shpërndan drogë në Tiranë dhe që për të fshehu gjurmët e përfshirjes së narkotikëve, ata dyshohet se i vunë flakën një automjeti të policisë, që I përkiste një oficeri, i cili jetonte në zonën ku ata ushtrojnë aktivitetin kriminal.

Ky shtetas nga monitorimi i Qendrës Fol rezulton se ai përfundoi nën masën arrest me burg. Dosja tregon se të rinjtë shkëmbyen armë zjarri për motive banale, por realisht monitorimi tregon se secili prej të dyshuarve ka probleme me drogën.

Policia gjeti pesë gëzhoja, një fishek, Red Bull, kafe dhe tavull duhani, ndërsa përveç Palushit, u identifikuan në ngjarje edhe shtetasit Daniel Manushi  dhe Islam Xhetani.

Policia thotë se pas përleshjes me armë zjarri, shkoi në banesën ku u strehuan autorët, ku dhe gjeti Farjon Palushin, një i kërkuar për rrjetin e shpërndarësve të drogës, ndonëse autoritetet thonë për të se ai, sakaq ishte nën ‘arrest shtëpiak’.

Policia gjeti në banesën e tyre armë të markës “Stey”  me numër serial të fshirë. Ndërsa të pyetur nga policia, ata ngrenë supet dhe lënë të kuptohet se ishte çdo gjë një grindje banale. Daniel Manushi, thotë se kishte shkuar për t’u qethur  dhe aty kanë bërë debat me disa djem që nuk i njihte.

“Kanë gjuajtur shokun tim, Farjon Palushi me grushte dhe më pas, njëri prej tyre nxori armën dhe e ka goditur në këmbën e majtë. Është rrëzuar dhe pastaj ka ikur me vrap. Këta shtetas nuk i njoh dhe nuk i kam parë si fytyra”, – rrëfen më tej i riu, që dyshohet për përkrahje të autorit të krimit.

Sipas tij, ai, kur mbërriti policia ishte në banesë me Palushin dhe se pikërisht shoku i tij ia kishte treguar vetë policisë se ku e kishte fshehur armën. ”Në lidhje me këtë armë, Farjoni ia tregoi vetë policisë, ai ia mori nga dora  personit  që ka qëlluar mbi atë”.

Edhe i proceduari Palushi  insiston se kishte shkuar për t’u qethur te berberi. “Njëri nga djemtë më është afruar dhe është ulur në tavolinë, ka mbushur armën dhe gjuajti shokun në pjesën e këmbës. E kapa nga duart për t’u vetëmbrojtur dhe në këtë kohë jam përfshirë në konflikt fizik. Aty erdhën dhe disa persona që më gjuajtën në kokë dhe në pjesën e qafës. Në kohën që ishim në tokë, dikush nga personat që ka gjuajtur, është rrëzuar dhe nga pistoleta është bërë prapë qitje dhe një person ka rënë në tokë”.

I plagosuri Aleksandër Nikolla, ka thënë që nuk ka dijeni dhe nuk ka mundësi të tregojë mbi rrethanat e ngjarjes, thonë burime të Gazetasi, të cilat shtuan se pavarësisht deklaratës së të rinjve, ata dyshohen për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe për këtë do të hetohen në vijim. Por motivet nuk janë ende të qarta dhe ndaj është lënë versioni që ata kanë rrëfyer./GazetaSi

g.kosovari

Next Post
Doli në përgjime duke dhënë para për vota, prangoset kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit. Emri

Doli në përgjime duke dhënë para për vota, prangoset kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit. Emri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të iknim ose do digjeshim”, rrëfimi dramatik i marinarit pas sulmit ndaj cisternës në Hormuz

Rriten tensionet në Ngushticën e Hormuzit, hidhen në erë 2 anijet tregtare të naftës! Garda Revolucionare: Ranë në mina!

September 2, 2026
Tronditen Lojërat Mesdhetare në Taranto, abuzohet s*ksualisht atletja me origjinë franceze, nën akuzë futbollisti maroken

Tronditen Lojërat Mesdhetare në Taranto, abuzohet s*ksualisht atletja me origjinë franceze, nën akuzë futbollisti maroken

September 2, 2026
Messi u largua, ja kush do jetë pasuesi i tij te Argjentina, tekniku Scaloni merr vendimin për fanellën me numrin “10”-të

Messi u largua, ja kush do jetë pasuesi i tij te Argjentina, tekniku Scaloni merr vendimin për fanellën me numrin “10”-të

September 2, 2026
VIDEO/ “O ordiner, vodhe gjithë tokën e fisit”/ Tensione para SPAK-ut, qytetarja përplaset me Jamarbër Malltezin, dhëndri i Berishës: Je mashtruese!

VIDEO/ “O ordiner, vodhe gjithë tokën e fisit”/ Tensione para SPAK-ut, qytetarja përplaset me Jamarbër Malltezin, dhëndri i Berishës: Je mashtruese!

September 2, 2026
Plas skandali në showbiz-in italian, ish-partneri akuzon Belen Rodriguez: Shkoi në shtrat me burrin e motrës!

Plas skandali në showbiz-in italian, ish-partneri akuzon Belen Rodriguez: Shkoi në shtrat me burrin e motrës!

September 2, 2026
Serbia nuk lejon ministrin e Brendshëm të Kosovës të vizitojë Preshevën

Ministri Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës më 2018 në Kuvendin e Kosovës! Dënimi do shpallet më 8 Shtator

September 2, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Rama mbledh sot Qeverinë te “Vila e Kuqe”, në takim do jenë edhe zv/ministrat! Ja çfarë pritet të diskutohet

September 2, 2026
Julian Alvarez nuk e realizon dot ëndrrën, kthehet në stërvitje me Atletikon pas mbylljes së merkatos

Julian Alvarez nuk e realizon dot ëndrrën, kthehet në stërvitje me Atletikon pas mbylljes së merkatos

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

September 2, 2026
Këngëtarja Parashqevi Simaku feston 60-vjetorin e lindjes, rrëfen dy dëshirat e mëdha me një mesazh prekës: Të bashkohem me djalin dhe…

Këngëtarja Parashqevi Simaku feston 60-vjetorin e lindjes, rrëfen dy dëshirat e mëdha me një mesazh prekës: Të bashkohem me djalin dhe…

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com