• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkrumb e hi, 162 mijë hektarë me pyje dhe kullota! Bilanci dhjetëvjeçar i pandëshkueshmërisë së zjarreve

by A R
09/08/2024 12:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale që dënohet nga 5 deri në 20 vite burg në Shqipëri. Por ndonëse çdo verë flakët kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe kullota, të dhënat e përpunuara nga Faktoje tregojnë se pandëshkueshmëria ka ‘thyer’ ligjin.  Në 10 vitet e fundit janë regjistruar 225 procedime penale për shkatërrimin e pyjeve me zjarr, por pas hekurave kanë përfunduar vetëm 3 piromanë. Nga bilanci i dekadës së fundit sipërfaqja e djegur në pyje dhe kullota rezulton 162 mijë hektarë.

Esmeralda Topi

Edhe këtë verë vendi po përballet me zjarre të shumta nga veriu në jug. Ndonëse zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale që dënohet nga 5 deri në 20 vite burg, të dhënat e përpunuara nga Faktoje mbi krimet mjedisore tregojnë se zbatueshmëria e ligjit çalon duke i lënë vend pandëshkueshmërisë.

Në dhjetë vitet e fundit krimi ndaj mjedisit është rritur ndjeshëm, por ndëshkimi mungon. Këtë fakt e ka vënë në dukje edhe kryeministri Edi Rama. Por ai, pandëshkueshmërinë ia faturon sistemit të drejtësisë.

“Me ndryshimet që i kemi bërë vitet e fundit Kodit Penal, zjarrvënia e pyjeve dënohet deri në 15 vjet burg dhe në tasin e kësaj fare të keqe prokurorësh pa atdhe, ka deri edhe disa syresh që gjatë viteve të shkuara kanë shpallur deri mosfillimin fare të çështjes penale për zjarrvënësit.” – Edi Rama, korrik 2023.

Bilanci i dekadës së fundit tregon se ashpërsimet e kodit penal për zjarrvënien e qëllimshme apo zjarrin nga pakujdesia nuk kanë dhënë rezultat. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme në dhjetë vitet e fundit janë regjistruar 225 procedime penale për shkatërrimin me zjarr të pyjeve dhe mjedisit pyjor.

Por nga qindra të proceduar, në gjykatë kanë shkuar si të pandehur vetëm katër persona, ndërkohë që pas hekurave si të dënuar kanë përfunduar vetëm tre piromanë.

Nga ana tjetër, në periudhën 2013-2023 rezultojnë 76 persona të proceduar penalisht për shkatërrimin e pyjeve me zjarr nga pakujdesia. Por edhe për këtë vepër penale, ndëshkimi rezulton minimal me tre të dënuar.

Për inxhinierin e pyjeve Abdulla Diku, pandëshkueshmëria e piromanëve është e qëllimtë.

“Pyjet, ashtu si dhe zonat e mbrojtura, prej vitesh kanë qënë nën presion të madh. Sot janë më shumë se kurrë. Digjen e do t’i djegin për resorte turistike apo për të fshehur gjurmë të tjera krimesh mjedisore. Askush nuk do kapet e dënohet, sepse askush nuk dënon veten për një krim të bërë me gjakftohtësi. Ai që ka paranë, blen gjithçka, edhe dënuesin.”, pohon ai.

“Si është e mundur që krimi mjedisor në Shqipëri dhe veçanërisht ai në pyje ka nivelin më të ulët të ndëshkueshmërisë në botë?! Kjo nuk do shumë mend për përgjigjen pasi dihet, kush do e ndëshkojë zjarrvënësin, ai që nuk njeh asgjë nga zanati?”, vijon më tëj inxhinieri.

846 zjarre shkrumbuan 162 mijë hektarë me pyje dhe kullota

Në dhjetë vitet e fundit në Shqipëri janë djegur mbi 162 mijë hekatarë me pyje dhe kullota. Të dhënat nga Sistemi Evropian i Informacionit të Zjarreve në Pyje (SEIZP), tregojnë se nga viti 2014 e deri në fillimgusht të këtij viti, vendi është përfshirë nga 846 vatra zjarresh.

Ndryshe nga një vit më parë, ku janë shënuar vetëm 35 vatra zjarresh në të gjithë vendin, deri në javën e parë të gushtit të këtij viti numri i zjarreve është dyfishuar. Për pasojë, rreth 25 mijë hekatarë sipërfaqje me pyje dhe kullota është djegur.

“Situata vitin tjetër do jetë njëjtë, në mos më keq!” – paralajmëron inxhinier Abdulla Diku.

“Më shumë zjarre e më shumë dëme prej tyre. Pa pajisje logjistike, pa mbështetje dhe pa personelin e kualifikuar pyjor, veçse do bëjmë statistikat e dëmeve nga zjarret në pyje.”, vijon më tej ai.

Shifrat tregojnë se viti më i keq i dekadës së fundit është 2017, ku rreth 42 mijë hektarë pyje dhe kullota janë shkrumbuar nga flakët. Ndërkohë që në 20 vitet e fundit, në vend janë shkrumbuar rreth 450 mijë hektarë me pyje dhe kullota.

“Çfarë ka ndodhur këto vite?! Ja, nga 200,000 hektarë me pyje të djegura tani kemi rreth 450,000 hektarë. Ka ndryshuar apo është përmirësuar gjë?! Aspak!”, përfundon inxhinieri.

faktoje.al

Next Post
Kapje prej flokësh dhe grushte në gjoksin me silikon, këto janë sherret e mëdha mes femrave të showbizit shqiptar

Kapje prej flokësh dhe grushte në gjoksin me silikon, këto janë sherret e mëdha mes femrave të showbizit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

I armatosur me thikë dhe dy çekiçë, i riu shqiptar terrorizon kalimtarët në Romano di Lombardia

September 29, 2026
Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

Zelensky: Mbi 8 mijë trupa të Koresë së Veriut ndodhen në Rusi, po përgatitet dërgimi i 10 mijë të tjerëve

September 29, 2026
“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

“Euronews”: Shqipëria, në krye të listës botërore për progresin më të shpejtë në turizëm

September 29, 2026
Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

Komploti për sulm terrorist në bazën amerikane në Britani, Rubio: I përfshirë një aktor i huaj

September 29, 2026
U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

U kap me doza kokaine për shitje në lokalin e marrë me qira, arrestohet 57-vjeçari

September 29, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

TOP BAROMETER: PS-ja zbret në dyshemenë e saj elektorale, por…

September 29, 2026
Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

Valë e fuqishme dronësh mbi Ukrainë, goditet Akademia e Shkencave në Kiev! Shënohen disa viktima

September 29, 2026
Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

Rama sot në Bruksel, merr pjesë në Samitin e Euronews për Turizmin

September 29, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 29 shtator 2026: Peshqit afrohen te një vendim i madh në dashuri

September 29, 2026
Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com