• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkruani historinë…

by Pandeli Majko
29/02/2016 10:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pandeli Majko

Në fund të çdo akti mbetet pak “esencë” me të cilën historia shkruan veten. Kriza politike në Prishtinë dhe zgjedhja e Presidentit kanë prekur shqetësimin për atë që ndodh në Kosovë. Konflikti politik i partive shqiptare solli në konkluzionin se serbët vërtetuan sërish se ishin të “pashmangshëm” nga vendimmarrja për të ardhmen e Kosovës.

Konkluzioni është cinik por i vërtetë. Mbi ndarjet politike të ditës, serbët me inteligjencë treguan se kur shqiptarët sillen si “kapedanë” ata dinë të jenë “ushtarë”.

Me dhimbje, shoh tek torturojmë veten në këtë ndarje që ka brenda dobësitë tona të vjetra të cilat na kanë bërë humbës në historinë tonë në marrëdhëniet me kombet konkurente. Urrejtja e vetes sikur “armiku” të ishim NE do të na sjellë në të njëjtin konkluzion që kanë pasur paraardhësit tanë.

Në këtë varfëri politike ku demokracia duket si “rutinë” fjalësh pa veprim, fjalori urrejtjes të jep identitet. Ballkani është ndërtuar nga shoqëri të dhunshme ku e mira duket si dobësi dhe shpesh përgjithësuese e pa “ngjyrë”. Udhëkryqi ynë i vjetër dhe i ri është të mësohemi me veten duke kuptuar qëllimet dhe jo dëshirat.

Hashim Thaçi është një “Esat Pashë” sa Albin Kurti të mund jetë një “Enver Hoxhë”. Pesimizmi në këtë rast është një përgjigje e moralshme. Korrupsioni dhe antiamerikanizmi janë kriza e përfaqësimit të shqiptarëve, njëlloj vrastare, dhe që përbën tradhtinë karshi vetes dhe stabilitetit. Të dyja “variantet” rrezikojnë ta lenë vendin pa alternativë si parathënie e kaosit pasi po justifikojnë njëri tjetrin.

Kosova është nën presionin e dy palëve që nuk po e lënë të marrë frymë. Njëra që se mban dot dhe tjetra që se merr dot. Kjo po e çon shoqërinë në kolaps dhe dhunë. E ardhmja e Kosovës dhe matematika e politikës janë në konflikt. Është kurthi i njohur i pas-luftës që shoqërohet nga utopia. Ajo ngjan me alkiminë që donte të nxirrte ar nga plumbi. Shpresoj që gjakftohtësia dhe vendimet e matura të nxisin mirëkuptimin ndërmjet politikanëve që nuk kërkojnë kënaqësi nga zemërimi.

Tirana nuk ka çfarë jep si “leksion” ndaj Prishtinës vec gabimeve që ajo ka bërë me veten. Kjo nuk është pak. Në Shqipëri fjalori i dhunës krijoi politikanë por jo të ardhme.

Nëse Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova, përfaqësuesit më elokuentë të së drejtës dhe të mundshmes, do te ishin gjallë sot, jam i sigurt se do të uleshin bashkë për të gjetur atë që i mungon aktualisht Prishtinës.

Në kohë krizash perceptimet janë çelës. Pyetja se “Çdo të bëni me Kosovën tani që e keni tuajën?” do një përgjigje të barabartë me “Bac u kry!”… Ajo duhet të përfaqësojë ndjeshmërinë politike të diktuar nga nevojat dhe jo idetë. Ju lutem merrni “penën” dhe shkruani historinë tuaj. Jo personalen, por të Kosovës.

Next Post

Grabitet një shkollë në Durrës, synohej dokumentacioni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In