• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkrirja e Arktikut po sjell viruse të harruara

by Java News
12/05/2018 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viruset e lashta dhe të ringjallura një ditë do të mund të shtohen në listën e pasojave ogurzeza të shkrirjes së akullit. Shkencëtarët të cilët po punojnë në rrethin e Arktikut gjatë dekadave të fundit i kanë zbuluar disa viruse masive për të cilat disa thonë se mund të rizgjohen në qoftë se akulli i përhershëm i cili i ka zënë rob ato shkrihet.

Në vitin 2015, hulumtuesit në Siberi e zbuluan një të tillë të quajtur Mollivirus sibericum, një mostër 30.000-vjeçare të një virusi i cili arriti ta infektonte një amebë të pambrojtur në një eksperiment laboratorik, transmeton koha.net.Rreth një dekadë më parë, shkencëtarët e zbuluan Mimivirusin e parë, një mostër prej 1,200 gjeneve me dyfishin e gjerësisë së viruseve tradicionale, të varrosur nën shtresa të ngricës shkrirëse në tundrën ruse. (Për krahasim, HIV i ka vetëm nëntë gjene.)Kohët e fundit, disa studiues kanë sugjeruar se këto viruse të mëdha mund të shkrihen, të ikin, dhe t’i bëjnë shumë njerëz të sëmurë. Duket si pamjet nga ndonjë film horror i viteve 1990. Por nuk duhet të shqetësoheni shumë – të paktën jo ende.

Gjasat që këto viruse do të lirohen dhe do t’i sëmurin njerëzit janë të pakta, sipas kolumnistit shkencor të Neë York Times, Carl Zimmer, libri i fundit i të cilit, “A Planet of Viruses”, gërmon në atë që dimë për viruset dhe sëmundjet që ato i shkaktojnë.

“Këto viruse të caktuara e infektojnë amebën. Pra, nëse jeni amebë, atëherë duhet të jeni të frikësuar”, tha Zimmer për Business Insider në një intervistë të vitit 2015.

“Nuk ka patogjene njerëzore që kanë shpërthyer nga akullnajat siberiane. Kjo nuk do të thotë se viruset nuk do të paraqiten, por ka kaq shumë viruse që qarkullojnë në kafshë të gjalla, sa që mendoj se duhet t’i vendosim këto viruse të ngrira shumë poshtë në listën tonë të shqetësimeve”.

Zimmer më pas më 8 maj shtoi se shumica e këtyre viruseve masive janë gjetur pas shkrirjes së mostrave të akullit Arktik në një laborator – ato nuk po zvarriten përgjatë tundrës ruse si një Frankenshtajn mikroskopik.Ato “nuk e kanë shkrirë vetveten vetëm thjesht ashtu”, thotë ai. “Ato u përpunuan me kujdes në laboratorë. Ky është edhe një tregues se gjasat për një shpërthim nga lashtësia janë shumë të vogla”.Por kjo nuk do të thotë se zbulimet e fundit janë të padobishme. Në vend të kësaj, ato na mësojnë gjëra të vlefshme për natyrën e viruseve, për të cilat më parë kemi supozuar se janë mjaft të vogla dhe të thjeshta.Këto viruse të lashta, nga ana tjetër, janë rreth 30 herë më të mëdha se viruset mesatare, dhe janë rivale të madhësisë së një bakteri.

Përveç madhësisë së pazakontë, Mollivirus sibericum dallon nga shumica e viruseve në atë që ka më shumë se 500 gjene që japin udhëzime për të bërë proteina.”Ato janë në vetvete interesante dhe me të vërtetë na sfidojnë të mendojmë se çfarë janë viruset,” thotë Zimmer.

Viruset teknikisht nuk konsiderohen të gjalla, por këta gjigantë duket se i kanë disa cilësi të jetës, si një metabolizëm funksional.Nëse ndonjëherë do t’i rivlerësojmë karakteristikat e viruseve, atëherë viruset e vjetra të shkrira mund të na bëjnë ta kemi një këndvështrim të ri, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Mbesa e Nishanit në rolin e të dashurës së Berlusconit

Mbesa e Nishanit në rolin e të dashurës së Berlusconit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Bota nuk gjen qetësi, nëj tërmet 7,7 ballë godet edhe Indonezinë! Dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur! Pamjet e tmerrit!

VIDEO/ Bota nuk gjen qetësi, nëj tërmet 7,7 ballë godet edhe Indonezinë! Dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur! Pamjet e tmerrit!

August 15, 2026
Situatë kritike me zjarret në zonën e Lurës, flakët favorizohen nga era dhe i afrohen banesave! Forca, avionë dhe ambulancë në aksion, dyshohet i qëllimshëm

Situatë kritike me zjarret në zonën e Lurës, flakët favorizohen nga era dhe i afrohen banesave! Forca, avionë dhe ambulancë në aksion, dyshohet i qëllimshëm

August 15, 2026
“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com