• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shkrihen 180 shoqata biznesi, krijohet dhoma ekonomike kombëtare

by Java News
28/01/2024 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri numërohen rreth 180 shoqata dhe dhoma biznesi që lobojnë ndaj politikave të qeverisë, një shifër kjo e pa hasur në vende të tjera.  Këto shoqata përfaqësojnë vetëm 10% të biznese në vend. Është kjo arsyeja pse qeveria po i rikthehet idesë për të shkrirë këto organizata dhe për të krijuar një Dhomë Ekonomike Kombëtare. Ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, gjatë një interviste në “E-ZONE” në Vizon Plus dha disa detaje nga nisma.

“Ka një mungesë të theksuar përfaqësimi. Në eksperiencën time si në Ministrinë e Financave edhe në Ministrinë e Sipërmarrjes është shumë e vështirë të evidentosh kush përfaqëson një sektor të caktuar. Sipas të dhënave vetëm 10% e bizneseve janë të organizuar në dhoma, pjesa tjetër është e papërfaqësuar”, u shpreh Ibrahimaj në “E-ZONE”.

Qeveria ka vendosur ta bëjë me detyrim anëtarësimin dhe pagesën vjetore. Sipas Ibrahimajt anëtarësimi me detyrim është një nga kushtet që dhoma të jetë eficente.

“Në radhë të parë biznesi i vogël do të ketë një pagesë simbolike, nuk është vendosur ende se sa do të paguajnë pasi jemi në diskutime. Nuk do të perceptohet si taksë, sepse do të jetë simbolike. Sa i përket biznesit të madh, ne do marrim modelet e vendeve të tjera, ku një nga skenarët është pagesa në bazë të xhiros. Do përcaktohen disa tavane, të cilat nuk do të tejkalohen për sa i përket pagesës vjetore”, sqaroi Ibrahimaj në emisionin “E-ZONE”.

Ministrja shpjegoi se kjo dhomë do të ofrojë disa shërbime, si: trajnimi për kualifikimin e fuqisë punëtore, asistence për bizneset në procesin e integrimit europian, nxitjen e eksporteve si dhe disa shërbime publike që do t’i delegohen. Drafti është ende në diskutim për të saktësuar se cilat janë këto shërbime.

/f.s

Next Post
“Kosova”/ Milo: Serbia s’ndërhyn dot ushtarakisht, bën presion. Ish-ambasadori: Operacion special për të aneksuar Veriun

Paskal Milo: Problemi madhor që kanë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In