Presidenti i Republikës Bujar Nishani u ka nisur shkresën zyrtare antarëve të Përhershëm të Këshillit të Sigurisë Komëbtare, i cili do të mblidhet me datën 11 nëntor për situatën e kanabisin në vend. BalkanWeb zbardh të plotë shkresën që Presidenti Bujar Nishani i ka nisur Kryeministrit Edi Rama.
Por mësohet se Zoti Rama nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti Nishani. Në të njëjtën datë, kreu i qeverisë do të jetë në NeW Jork, ku do të hapë një ekspozitë personale me pikturat e tij, në galerinë “Mariana Goodman”.
Nuk konfirmohet ende pjesëmarrja e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili do të jetë njëri nga folësit në mbledhjes. Në shkresën zyrtare që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të Presindetit thuhet: “Axhenda e takimit të Këshillit të Sigurisë Komëbëtare parashikon raportimin e Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Shërbimit informativ Shtetëror, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe prokurorit të Përgjithshëm”.
MA.ME