• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkollimi kushton deri në 30 mijë lekë në muaj, ekspertja e ekonomisë: Çiftet e reja po e mendojnë dy herë të kenë fëmijë!

by A. Q
14/09/2026 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edukimi i një fëmije ka një kosto të konsiderueshme për familjet shqiptare.

Shpenzimet nisin që në klasën e parë me blerjen e librave, të cilët, edhe pse ofrohen falas nga Ministria e Arsimit, shumë prindër preferojnë t’i blejnë në librari, pasi tekstet e ofruara nga shteti janë të plotësuara.

Më pas, shpenzimeve u shtohen mjetet shkollore, veshjet dhe nevoja të tjera që lidhen me shkollimin. Të gjitha këto së bashku bëjnë që kostot për shkollimin të kapin vlerën e 20 mijë lekëve të reja në muaj.

Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie thotë për TCH:

“Edhe pse arsimi është falas, në fakt, nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë, mesatarisht për të gjithë Shqipërinë, të dërgosh sot fëmijën në shkollë të kushton rreth 20 mijë lekë të reja në muaj.

Sa më pranë kryeqytetit, aq më të larta janë shpenzimet për edukimin e fëmijës. Në Tiranë, ato mund të arrijnë në rreth 30 mijë lekë në muaj, kryesisht për shkak të kurseve private ato që njihen si afterschool, dhe transportit. Shumë prindër zgjedhin të paguajnë një furgon për lëvizjen e fëmijëve të tyre nga shtëpia në shkollë e më pas në kurs. Shpesh, prindërit detyrohen të paguajnë për orë mësimore shtesë në qendrat private të mësimdhënies, jo vetëm për të përmirësuar rezultatet e fëmijëve, por edhe për shkak të orareve të zgjatura të punës. Për familjet e reja afterschool-i shihet edhe si një vend i sigurt për ku mund të qëndrojë fëmija pas përfundimit të mësimit. Pa folur këtu për aktivitetin e afterschool-it, fëmijët kanë nevojë për mësime shtesë, ndërsa prindërve u duhet të punojnë me orare të zgjatura për të siguruar këto kosto të larta”.

Sipas ekspertes së ekonomisë, kur krahasohen kostot e jetesës me nivelin e pagave, një pjesë e madhe e të ardhurave familjare shkon për rritjen, edukimin dhe ushqyerjen e një fëmije. Janë faturat e kripura të edukimit dhe argëtimit ato që po sjellin familje të vogla.

Ekspertja sqaron ndër të tjera: Nëse krahasojmë koston e jetesës me nivelin e pagave, atëherë një pjesë e konsiderueshme e pagës shkon për rritjen e një fëmije, që do të thotë rritje, edukim dhe ushqyerje.

Kjo është edhe arsyeja përse çiftet e reja po e mendojnë dy herë vendimin për të bërë një fëmijë.

Për herë të parë qeveria shqiptare do të aplikojë programin “Pas Shkolle” në 408 shkolla, në të cilën do të zhvillohen aktivitete të ndryshme nga “Bëjmë detyra e shtëpisë e deri tek orët zbavitëse të muzikës, zejtarisë e sporteve”.

Sipas Ministrisë së Arsimi ky program nuk ka për qellim ruajtjen e fëmijëve deri sa prindërit të dalin nga puna, por edhe zhvillimin social dhe kulturorë.

Next Post
Vuante nga Alzheimeri, kryeministri britanik Andy Burnham humbet njeriun e dashur të familjes, i anulon të gjitha angazhimet zyrtare!

Vuante nga Alzheimeri, kryeministri britanik Andy Burnham humbet njeriun e dashur të familjes, i anulon të gjitha angazhimet zyrtare!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

Bolivia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të El Niño

November 1, 2026
Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit në Alabama, një i vrarë dhe tetë të plagosur

November 1, 2026
VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

VIDEO / Simfonia e artë e Alpeve, një telereportazh nga Tom Therçaj

November 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për sot, e Diel 1 Nëntor 2026

November 1, 2026
Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

November 1, 2026
Halloweeni i protestave në Francë / 320 mijë demonstrues, përplasje dhe 70 mijë policë në terren

Halloweeni i protestave në Francë / 320 mijë demonstrues, përplasje dhe 70 mijë policë në terren

November 1, 2026
Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

Rama përsërit ftesën për protestuesit, vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

November 1, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 1, 2026
Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In