• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkollat u shtynë deri më 3 prill/ Shahini njofton si do vijojë mësimi, ç’do ndodhë me provimet dhe si do vlerësohen nxënësit

by Java News
20/03/2020 08:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të Komitetit të Ekspertëve dhe në vijim të përforcimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbi mbylljen e institucioneve arsimore duke filluar nga kopshtet por edhe të çerdheve publike dhe jo-publike deri më 3 prill, ministrja e Arsimit Besa Shahini përmes komunikimit në video-mesazh ka përcjellë edhe tre njoftime të rëndësishme.

E para ka të bëjë me mënyrën se si do të transmetohen leksionet, e dyta me provimet kombëtare dhe e treta me vlerësimin.

“Njoftimi i parë ka të bëjë me transmetimin e leksioneve tek RTSH, te kanali Youtube i MASR, si dhe te platforma Akademi.al. Transmetimi do të vijojë njëlloj si këto dy javët që lamë pas. Do të mbyllim dhe do të mbulojmë lëndët që kanë të bëjnë me shkencat, me matematikën dhe me gjuhë-letërsinë për klasat 1-12. Ky është fokusi edhe për javën e 3-të të punës nga shtëpia, ndërsa për javën e 4-rt po shohim mundësinë që të përfshimë leksione edhe nga gjuhët e huaja, historia dhe gjeografia. Por për këtë, ju njoftojmë në vijim”, shprehet Shahini ndërsa nënvizon se oraret e transmetimit në RTSH janë po njëlloj: 10:30 dhe ora 18:00, si dhe orari i transmetimit të leksioneve për maturantët në orën 13:30-14:30.

Ndërkohë, njoftimi i dytë i lidhet me provimet kombëtare. Ajo thotë se shumë nxënës po pyesin nëse provimet kombëtare do të mbahen apo jo duke marrë parasysh që shkollat janë të mbyllura.

“Shkollat janë të mbyllura, por ne mësimin po e vazhdojmë. Sot që flasim, kemi diku tek 90% të nxënësve që janë në komunikim direkt me mësuesit e tyre. Ndoshta jo komunikim ditor, por komunikim i rregullt që të marrin instruksionet që duhet t’i bëjnë në shtëpi, detyrat e shtëpisë që duhet t’i bëjnë. Ndaj, nuk ka ende arsye të mendojmë që provimet kombëtare nuk do të mbahen. Ju duhet të planifikoni që provimet kombëtare do të mbahen sipas planit që kemi bërë deri tani”, shprehet ministrja, teksa nënvizon faktin se për t’u ardhur në ndihmë nxënësve, MASR ka nxjerrë dy udhëzues me modele pyetjesh, si për maturantët ashtu edhe për nxënësit e klasave të 9-ta, që të ushtrojnë sa më shumë që të jetë e mundur me llojet e pyetjeve që do t’i kenë nëpër provime dhe të thellojnë njohuritë e tyre për të gjitha lëndët që mund të jenë në provimet të cilat do t’i bëjnë në fund të vitit shkollor.

Njoftimi i tretë i ministres Shahini ka të bëjë me vlerësimin, se si do të vlerësohen ata në fund të periudhës së dytë të këtij semestri, si dhe si do të vlerësohet puna që po bëhet online nga shtëpia.

“Nesër apo pasnesër, ne do e mbyllim udhëzuesin për të gjithë mësuesit dhe mënyrën se si do të vlerësohet puna e nxënësve gjatë këtyre javëve që kanë punuar nga shtëpia. Vlerësimi do të ketë dy elemente. Është elementi i pjesëmarrjes, pra nxënësi do të vlerësohet me pjesëmarrjen e vet sipas parashikimeve të mësuesit dhe sipas kushteve që ka; dhe e dyta, nxënësi do të vlerësohet edhe me njohuritë që i ka fituar gjatë kësaj periudhe”, bën me dije Shahini.

Në fund, ministrja Besa Shahini e mbyll me një mesazh pozitiv për të ardhmen: “Do të transmetojmë sa më shumë emisione edukative në RTSH; dhe e dyta do të digjitalizojmë punën tonë arsimore sa më shumë që është e mundur. Tashmë e bëmë! Ideja është që të vazhdojmë me sa më shumë cilësi edhe përtej kësaj kohe të jashtëzakonshme në të cilën po kalojmë. Kthim mbrapa nuk ka, vetëm duhet të shtyjmë përpara sa më shumë që është e mundur për të realizuar projekte të tilla që janë në dobi të përmirësimit të cilësisë së arsimit në Shqipëri”.

g.kosovari

Next Post
Pamjet e tmerrshme brenda spitaleve në Itali/ Vendi ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë, madje më shumë se Kina

Pamjet e tmerrshme brenda spitaleve në Itali/ Vendi ka numrin më të lartë të vdekjeve në botë, madje më shumë se Kina

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

February 18, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ulen temperaturat

Moti për sot me kthjellime dhe vranësira mesatare, ngrica në disa prej akseve rrugore

February 18, 2026
“Zëvendësi im u bë ambasador në Serbi”, Walker: Ai koordinohej me Beogradin, kam patur probleme me të

“Zëvendësi im u bë ambasador në Serbi”, Walker: Ai koordinohej me Beogradin, kam patur probleme me të

February 18, 2026
Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In