• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkolla e Zall Bastarit ose «Tirana jonë si mësoi»

by Ilir Yzeiri
27/11/2017 07:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Para disa ditësh, emisioni investigativo-satirik « Stop » transmetoi një reportazh të shkurtër për një shkollë të papërfunduar në Zall Bastar. Pamjet që u paraqitën aty mund të vizatoheshin vetëm nga bejtet e Zenel Bastarit, poetit bejtexhi tiranas që kishte këtë mbiemër dhe që e ka bërë të njohur atë vend prej shumë kohësh.
Këto kohë janë shfaqur shumë video dhe janë realizuar disa raportime për anë të errëta të shoqërisë sonë. Është transmetuar nga televizioni italian i Mediaset një video me fëmijë që mbledhin gurë kromi në Bulqizë, një video që tregon një relaitet të dhimbshëm në një vend që fle mbi pasurinë e kromit, e cila grabitet në pjesën më të madhe jo vetëm nga grupe kriminale, por edhe nga kompani « serioze », të cilat kanë marrë me koncesion këtë pasuri dhe kanë shtuar fitimet e tyre përrallore duke thelluar mjerimin në atë qytet. Janë transmetuar video që paraqitin një mësuese heroinë në Shkodër e cila endet nëpër malësi duke bërë mësim në shtëpitë e fëmijëve të ngujuar. Por edhe problemi i gjakmarrjes është vëtëm një anë e zezë e realitetit tonë dhe nuk e ngërthen gjithë Shqipërinë. Janë paraqitur vrasje on-line si ajo në Vlorë që aktualizojnë krimin dhe situatën e rëndë të tij në disa raste, por dhe kjo nuk e paraqit gjithë profilin tonë, sepse kriminaliteti është pa atdhe dhe pa kombësi.

Mund të numuroja edhe të tjera video apo raportime që paraqitin anë të errëta të vendit tonë dhe përsëri nuk mund të thuash se ato japin thelbin apo imazhin autentik të Shqipërisë, apo se na identifikojnë ne në mënyrë të plotë, sepse varfëria nuk është vetëm problem shqiptar, gjakmarrja ndoshta duhet të na penalizojë më shumë, por krimi gjithashtu apo droga që pat mbuluar vendin një vit e ca më parë, nuk janë vetëm punë shqiptarësh. Unë mendoj dhe jam i bindur për këtë se videoja për shkollën e Zall bastarit është unike dhe aty, në atë video është gjithë Shqipëria, pra me atë video ne identifikohemi të gjithë. Pse? Ja le të bëjmë një analizë semiologjike të asaj videoje duke u munduar të zbërthejmë shenjueshmërinë e të gjithë përbërësve të saj. Në fillim aty na paraqitet një shkollë e improvizuar me fëmijë të shëndetshëm që mësojnë në një ambient që ngjan me haur bagëtish. Tavani është mbuluar me plasmas, muret me gardh apo me qerpiç dhe për të kryer nevojat e tyre, fëmijët duhet të dalin në natyrë. Vajzat duhet të ngjiten sipër kodrës dhe djemtë poshtë. Këtë ritual e bëjnë prej 7 vjetësh.

Kjo shkollë e improvizuar ashtu nuk ka të bëjë me mjerimin apo me varfërinë siç mund të ishte rasti i shkollës së heroit Ndrecë Ndue Gjoka fjala vjen që është po ashtu një hero i ndërtuar nga imazhi. Ajo shkollë shenjon gjithë cinizmin, dashakeqësinë, injorancën, dembelizmin, paaftësinë, arrogancën, idotësinë, mungesën e ashtit patriotik, indiferentizmin kriminal të të gjitha institucioneve që janë përgjegjës për ata fëmijë, duke filluar nga Ministria e Arsmiit e deri të pushteti vendor. Kryevepra e gjithë atij filmi sepse, për mendimin tim, ai është një film dokumentar i pashoq, është shkolla e re që rri përballë saj. Ka shtatë vjet që ajo shkollë ka përfunduar, por nuk vihet në punë. Pse ? Këtu të merr të qeshurit dhe të qarët. Nuk merret në dorëzim sepse ai që e ka ndërtuar nuk e ka përfunduar dhe ai që e ka për detyre ta marrë në dorëzim nuk pranon ta marrë sepse ai që e kolaudon nuk firmos. Dhe fëmijët bëjnë mësim në një haur bagëtish prej shtatë vjetësh. Mund të thuash me lehtësi se është aferë korruptive, por nuk ke thënë asgjë. Është më shumë se aq. E para, ajo shkollë si haur dhe ata fëmijë të shëndetshëm dhe të bukur që bëjnë mësim në ato kushte janë shenjuesi apo treguesi i gjithë hipokrizisë qëverisëse shqiptare.

Sot shqiptarët, nga Berisha e deri te Rama, sepse ajo shkollë ka përfunduar para 7 vjetësh, qeverisen nga karagjozë dhe nga hipokritë, nga palaço dhe njerëz që tallen me këtë vend, njerëz që nuk kanë minimumin e ndjenjës së shërbimit. Këta palaço që na qeverisin si ata në pushtet dhe ata në opozitë janë sot përgjegjës për gjendjen e atyre fëmijëve jo vetëm se ata i kanë lënë të shkollohen ashtu, por sepse në të gjithë vendin fëmijët janë të harruarit më të mëdhenj. U bënë dy reportazhe me fëmijë të dhunuar nga shteti : ata që mbledhin gurët e kromit në Bulqizë dhe ata që mësojnë në shkollën si haur kafshësh në Zall Bastar. Kështu, një nga tiparet e qeverisjes së këtyre vjetëve është cinizmi dhe sjellja kafshërore e shtetit shqiptar ndaj fëmijëve. Ata janë të harruarit e mëdhenj të këtij tranzicioni kriminal që po kalojmë. E dyta. Shkolla e pambaruar dhe e padorëzuar prej 7 vjetësh në Zall Bastar nxjerr në reliev natyrën e shtetit të shpartalluar shqiptar. Aty ndërthuren qeveria, përmes ministrisë së arsimit, pushteti vendor përmes komunës apo njësisë administrative, pushteti rajonal, ministria e ndërtimit apo infrastrukturës, të gjitha agjencitë kontrolluese. Në këtë rast sheti ka rënë sepse asnjë prej këtyre hallkave nuk funksionon.

Pa pikën e turpit ministrja e arsmit del në tv dhe për çdo gjë përsërit në mënyrë të neveritshme « ne ia dolëm ». Për çfarë ia dole ? Që i le fëmijët e Zall Bastarit të bëjnë mësim në haur apo që po i helmon me po ato tekste mësimore që i helmonte më parë Berisha. Ajo shkollë e Zall Bastarit na rrëfen gjithashtu se në këta 30 vjet tranzicion të gjitha qeveritë shqiptare e kanë varrosur kush më cekët e kush më thellë arsimin shqiptar. Tani në fund kriza në këtë sistem u shfaq edhe në Akademinë e Shkencave. Shkolla e Zall Bastarit na rrëfen se në këtë vend fëmijët janë në mëshirë të banditëve si në Bulqizë dhe në mëshirë të banditëve politikë si në rastin e shkollës së Zall Bastarit. Na rrëfeu gjithashtu se në këtë vend arsimi nuk është prioritet për askënd. Në këtë vend prioritet është pasurimi me çdo kusht dhe me çdo çmim. Për këtë mjaft të shohësh deklaratat e pasurive të deputetëve që ka zgjedhur Edi Rama, të gjyqtarëve e prokurorëve që kanë promovuar Berisha e Rama dhe të banditëve të tjerë që, duke përfituar nga kjo klimë dhe nga lidhjet me ata emra, kanë ndërtuar parajsën me para të siguruara me krim. Nuk e di a është vendi, por në këtë rast poezia e Zenel Bastarit është më shumë se asnjëherë aktuale.

Ajo titullohet « Tirana jonë si mësoi »
Ymrin(jetën) na e kanë shkurtue,
po na shtrydhin porsi rrush
Bytym kalbi(krejt zemra) na u coptua,
me vner shpirti na u mbush.
Bukë pa bukë po rrojnë fakirat,
(të varfrit, të shkretët)
Pa opinga, zdathë e zhveshë ;
Vetë janë mulue me gjithë të mirat,
si katilat rrinë tue qesh. »

Next Post
Ilir Meta “e kall” çiftelinë në Medvegjë (VIDEO)

Ilir Meta “e kall” çiftelinë në Medvegjë (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

Ndryshime në institucionet shtetërore, ish-nënkryetarja e Bashkisë Tiranë emërohet zv.ministre e Brendshme

March 19, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Efektet politike të garës sureale të “rivalëve” të Sali Berishës

March 19, 2026
Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

Qeveria, program kombëtar në shkolla për aktivitete pas mësimit, do të punësohen dhe mësuesit në pension

March 19, 2026
John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

John Bolton ngre alarmin: SHBA mund të largohet nga Kosova dhe Ballkani! Trump e ka seriozisht

March 19, 2026
GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In