• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkolla e re në Dritas, Veliaj: Kriza për shkak të luftës, të bëhemi bashkë për njëri-tjetrin. Opozita merr lekë nga rusët dhe kërkon të vërë shqiptarët kundër

by Java News
24/10/2022 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkolla 9-vjeçare e Dritasit, në Zall-Herr, ka pritur këtë vit shkollor rreth 270 nxënës në kushte moderne, të njëjta me ato të shkollave që po ndërtohen kudo në Tiranë. Në përurimin e godinës së re, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se shkolla është pjesë e paketës së 40 shkollave të reja të rindërtuara pas tërmetit në Tiranë. Ai uroi nxënësit për një vit të suksesshëm.

“Emri i fshatit Dritas më ka pëlqyer gjithmonë, sidomos në kohët kur terri mundohet të na imponohet. Kur them ‘terri’ nuk e kam vetëm për errësirën fizike, por edhe për ata që janë të errët në mendje, gjithmonë negativë dhe që shohin zi e më zi e keq e më keq. Por, sot në Dritas ka dritë! Është bërë një punë e mirë. Nuk është perfekt, por të paktën për këtë punë të mirë mund të jemi krenarë dhe mund të themi se vërtet kemi krijuar një pikë graviteti për komunitetin këtu. Vjet hapëm 14 shkolla të reja. Sivjet 12 shkolla të reja. Kurse, në total, në këto vite kemi bërë 40 shkolla. Kur të bëhet bilanci, do jetë shumë e qartë. Kush ka bërë 40 shkolla dhe kush ka bërë zero shkolla. Unë besoj se 40 me 0, s’ka rezultat më fitues, për sa kohë që rezultati është puna dhe jo llogjet, jo sharjet, jo fyerjet!”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tirana sot është një Amerikë e vogël. “Kur ti pyet dikë: A e njeh kryetarin e Bashkisë? Ti mund të thuash se unë e urrej kryetarin e Bashkisë, se unë nuk e dua kryetarin e Bashkisë, se do të luftoj që ta mund kryetarin e Bashkisë. Por, s’mund të thuash se nuk i njoh këta ‘jabanxhinjtë’, se unë nuk jam i ardhur në Tiranë. Tirana sot është 90% burra dhe gra që kanë ardhur nga diku tjetër dhe kanë bërë historinë e tyre të suksesit këtë qytet. Tirana jonë është një Amerikë e vogël, ku nëse ti punon fort, nëse ti mundohesh, nuk ka rëndësi si e ke mbiemrin, apo teserën e kujt partie ke, ku ke lindur dhe ku e ke shtëpinë sepse ti mund t’ia dalësh me sukses. Në një vend ku një çun i vogël, që shiste fiq, bëhet kryetar i Bashkisë, çdo çun dhe gocë e vogël nga Dritasi, nga Zall Herri, nga Tapiza dhe çdo periferi e Tiranës, nëse punon fort, mund të bëhet kush të dojë dhe çfarë të ëndërrojë”, tha më tej Veliaj.

Ai solli shembullin e zysh Silvës, e cila – tha ai – nuk proteston për pagën që e ka sa gjysma e pedagogëve, por vjen çdo ditë nga “Ali Demi” për në shkollën e Dritasit, që t’u japë mësim fëmijëve këtu. “Kur takoj zysh Silvën (Silva Dautin), e cila vjen çdo ditë në Dritas, me një rrogë më pak se gjysma e asaj të pedagogëve, që protestojnë sot dhe zyrat i kanë te sheshi “Nënë Tereza”, atëherë kush ka të drejtë të protestojë në një vend ku nevojat janë pafund? Ka të drejtë zysh Silva, se zysh Silva vjen përditë nga “Ali Demi”, që të bëjë këtë punë. Zysh Silva ka më pak se gjysmën e rrogës së SHIK-save që protestojnë sot. Zysh Silva ka të gjithë të drejtën e botës të protestojë. Po zysh Silva është e buzëqeshur sot, është buzagaz, është e mbushur me dashuri, sepse është këtu t’i shërbejë këtij vendi dhe këtij komuniteti, kësaj shkolle, këtyre çunave dhe këtyre gocave. Kjo është diferenca!”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se ky nuk është momenti për protesta, por për solidaritet dhe bashkim. “E gjithë bota bën luftë me Rusinë, këta që marrin lekët e rusëve bëjnë luftë me ne. E kuptoni sa jashtë realitetit janë? E gjithë bota po përgatitet si të mbrohet, si të reagojë, si t’i përgjigjet luftës me Rusinë, kurse këta që marrin lekët e rusëve përgatiten si të bëjnë luftë me shqiptarët. Sot, miqtë e mi, duhet të jemi shumë të qartë! Jemi në një situatë të vështirë. Ndaj, nuk lipset të bëjmë luftë shqiptar me shqiptar. Lipset të ndihmojmë njëri-tjetrin! Lipset t’i japim një dorë njëri-tjetrit! Edhe pse jemi vend i varfër, qeveria tha: “Rritjen e çmimit të energjisë do ta përballojmë ne, që njerëzve të mos u ndryshojë fatura, pavarësisht sa ka shkuar çmimi në bursë”. Të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne në Bashkinë e Tiranës. Gjysmën e kostos do e përballojmë ne, që studentët të mos e ndiejnë rritjen e çmimit për konviktet dhe për gjithë shërbimet e tjera,” theksoi Veliaj.

Ai gjithashtu nënvizoi se një tjetër vendim do të jetë edhe ai për të mos rritur çmimin e ujit, megjithëse është rritur kostoja e energjisë dhe elektropompave. “Ne do e përballojmë vetë këtë kosto, derisa të mbarojë lufta e mallkuar e një xhelati psikopat”./m.j

Next Post
Latif Dervishi

Kokëposhtë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com