Mjeti tip “Benz” me targa AA369RV është gjetur i djegur në vendin e quajtur Livadhe ashtu siç ka ndodhur edhe në ngjarje të tjera kriminale.
“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë edhe pamjet e makinës së shkrumbuar. Mësohet gjithashtu se targat e saj mund të kenë qënë false.
Policia e Shkodrës bën me dije se autorët që lëviznin me “Benz” dyshohet të jenë dy persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me breshëri mbi dy vëllezërit, shumë pranë banesës së këtyre të fundit.
***
Atentati me armë zjarri në Shkoder sjell dy te vdekur. Sipas te dhenave mesohet se te shtenat me arme jane degjuar ne lagjen e Kirasit. Nga te shenat jane vrare Astrit dhe Ibrahim Bilali, dy vellezer.
Policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe sipas “News 24”, atentatoret jane larguar. Ndersa nje makine e djegur eshte gjendur ne vendin e quajtur Livadhe afer shkolles “Azem Hajdari”, qe mendohet se eshte makine e tyre.
Astriti eshte i ati i Asmir, qe eshte i perfshire me grupin Bajra. Vrasja ka ndodhur ne zonen e zooteknikes ne qytet.
Viktimat jane ndjekur per dite, me sa duket prej informacioneve te para. Ata jane goditur nga nje makine me bresheri. Jane gjetur mbi 10 gezhoja ne vendin e krimit.
Dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, të cilët kanë mbetur të vdekur në vend, jane ekzekutuar rreth ores 08.45-09.00.
Forca të shumta policie kanë shkuar në zonë dhe kanë nisur hetimet.
Djali i Astritit, Asmiri është ish-kampion boksi dhe nje emer i njohur i sportit në Shkodër.
29-vjeçari është person me precedentë të mëparshëm, pasi cilësohej si i dyshuari kryesor për plagosjen e 20-vjeçarit Hermes Beqiri në një nga lokalet e Shkodrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.
Rasti i Asmer Bilalit u be i njohur mediatikisht ne kohen qe mbeti i vrare Arjan Ferracaku, teksa e ekzektuan mbi kale.