• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkodër/ Vrasja e dyfishtë, ish-polici dhe autori njiheshin, ja pse u qëllua bashkëjetuesja

by Java News
30/07/2018 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm pak ditë pas deklaratës së drejtorit të policisë vendore të Shkodrës Vehbi Bushati lidhur me vrasjen e ish-policit Boran Bërcana dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci disa detaje të reja janë mësuar nga hetimet që po bëhen për këtë ngjarje të rëndë. Drejtori i policisë i pyetur për këtë çështje u shpreh se ka disa pista hetimi për të cilat po punohet ngushtë bashkë me prokurorinë për të arritur tek zbardhja e plotë e asaj vrasje të dyfishtë, shkruan ‘BalkanWeb’. Tashmë janë mësuar edhe disa detaje të reja dhe të rëndësishme që mund të shërbejnë për të hedhur më shumë dritë rreth vrasjes dhe autorit të mundshëm që ekzekutoi në atentatin mafioz Boran Bërcanën dhe Silvana Ndocin. Sipas burimeve nga prokuroria e Shkodrës ka dyshime të forta se Boran Bërcana dhe autori i mundshëm kanë patur një njohje me njëri-tjetrin.

Kjo ka bërë që vetëm pak sekonda para vrasjes Boran Bërcana ta përshëndes ekzekutorin e tij duke qenë se sipas dyshimeve ata njiheshin. Burimet pranë organit të akuzës tregojnë se në momentin kur Boran Bërcana ka ecur me makinë e tij për të shkuar tek pallati ku banonte me qira, pak metra përpara se të mbërrinte në destinacion mund të jetë përshëndetur me autorin. Kjo përshëndetje që prokuroria dhe policia dyshon çon në konkluzionin se Boran Bërcana dhe autori kanë patur një njohje qoftë edhe të thjeshtë mes tyre. Ish polici që u vra me partneren e tij me 28 plumba mbi trupat e tyre ka vijuar gradualisht rrugën me makinën e tij duke mos e menduar asnjëherë se i njohuri i tij do ta qëllonte për vdekje vetëm pas pak sekondash. Sapo makina e ish efektivit ka ecur pak metra më përpara autori e ka ndjekur qetësisht jo me hapa të nxituar për të hequr gjitha dyshimet dhe sapo është afruar ka qëlluar pa mëshirë duke zbrazur nga arma e tij automatike tip gjermane 28 plumba. Nga detajet e reja mendohet se fillimisht e ka qëlluar në kokë por duke qenë se makina ka ecur për interesi atëherë autori për të qenë i sigurt ka vijuar të qëllojë me breshëri.

Bashkëjetuesja e Bërcanës, Silvana Ndoci mund edhe të kishte shpëtuar por sipas dyshimeve që ka prokuroria autori e ka qëlluar edhe atë për faktin se ajo e ka parë në fytyrë dhe e ka njohur atë. Në këtë mënyrë për të mos lënë dëshminë e saj dhe identifikimin e autorit ky i fundit e ka ekzekutuar edhe 24 vjeçaren. Pasi kreu vrasjen autori u largua duke shkuar në zonën e By Passit. Aty braktisi makinën që rezulton e vjedhur në Kosovë dhe armën e krimit duke i vënë flakën për të humbur çdo gjurmë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për këtë vrasje të dyfishtë por ende deri më tani nuk ka diçka konkrete sa i përket identifikimit të autorit. /balkanweb

ma.me

Next Post
Ndërhyrja ushtarake në Iran mund të jetë e pashmangshme!

Ndërhyrja ushtarake në Iran mund të jetë e pashmangshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit 7.7

August 18, 2026
Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

Alarm në Vlorë! Dyshohet për lëndë plasëse në një fugon të braktisur (VIDEO)

August 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Durrës/ I riu plagoset me mjet prerës pas një sherri, dërgohet me urgjencë në spital

August 18, 2026
Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e të arrestuarve

August 18, 2026
Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

Rezoluta për SPAK-un/ Kuvendi kërkon shmangien e paraburgimeve dhe goditjen e pasurive të korrupsionit

August 18, 2026
Raporti evropian: Rusia po armatos Iranin nëpërmjet Detit Kaspik! I dërgon TNT, municione dhe pjesë për dronë

Raporti evropian: Rusia po armatos Iranin nëpërmjet Detit Kaspik! I dërgon TNT, municione dhe pjesë për dronë

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com