• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkodër vitet ’30.

by
04/05/2015 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Lame

Që kemi qenë të aftë të shkatërrojmë të gjitha gjurmët e trashëgimisë së Gjergj Fishtës është e qartë, por se si kemi qenë kaq të aftë nuk e kam kuptuar dot asnjëherë. Kur them “të gjitha gjurmët”, përfshij edhe varrin e tij, i cili në vitin 1945 u hap dhe eshtrat u hodhën në lumë si të kishin kolerën. Për të qenë i saktë, i drejtohem Fjalorit Enciklopedik të vitit 1985 i cili, përveç datave të jetës së Fishtës, 1871-1940, është i mbushur veç me vrer: “publicist rreaksionar, tribun i rreaksionit klerikal, luftoi me tërbim kundër ideve përparimtare, përshëndeti pushtimin, himnizues i prapambetjes, padijes dhe mercenarizmit, kundërshtar i përparimit shoqëror dhe kulturor”. E frikshme të lexosh të tilla marrëzi në një fjalor enciklopedik, të shkruara nga një njeri i letrave për një tjetër njeri të letrave, e për më tepër i vdekur e që nuk mund të mbrohet më. Turp e faqe e zezë.

Fishta, frat i Urdhërit të Françeskanëve, me mëndjen e tij e shkoi jetën duke i kënduar vendit të vet, që nuk i dha as varr, duke na lënë pas në mos tjetër lumin e vargjeve të Lahutës së Malcis. Në ato pak vjet midis vdekjes dhe çvarrimit pa nam e nishan, ai u adhurua gati si shenjt jo vetëm nga franceskanët, por nga i gjithë ai popull. Dhoma e tij në Kuvend të Fretënve u kthye në dhomë muze, në të u vendosën si relike gjithëçka kishte përdorur a prekur në jetë.

Në foton e parë, shihet një pamje e dhomës muze të Gjergj Fishtës. Brenda një vitrine xhami dhe në mure, janë ekspozuar gjetje arkeologjike sëpata guri e bronxi. Mbi vitrinë është shpalosur një diplomë e poetit, në cep të së cilës shihet fotografia e tij. Përpara saj, në një kuti të hapur, shfaqet një penë argjendi, ndërsa në mur është mbështetur një lahutë e vjetër, simbol domethënës i veprës së tij “Lahuta e Malcis”. Gjithashtu, shihet edhe bastuni i tij i pandashëm, që përmendet shpesh në kujtimet e bashkëkohësve.

Në foton tjetër, shihet një prej dhomave të tjera që përbënin Muzeun e Kuvendit, mbushur me rafte gjetjesh arkeologjike të trojeve të Veriut. Mbi rafte, në mur qëndron një portret i franceskanit tjetër të famshëm Shtjefën Gjeçovit, ndërsa në skaj të dhomës, një frat i ri pastron gjithë kujdes reliket. Kot e ka, se pas pak vitesh gjithshka do shkojë humbur dhe ai vetë me siguri do jetë kalbur burgjeve.

Ku përfundoi gjithë kjo pasuri? Po le të flasë Patër Zef Pëllumbin, që e kish parë me sy të vet fundin e trishtë dhe rrojti aq gjatë sa të na i tregojë neve sot.

“… ata (partizanët) kishin marrë në dorëzim të gjitha çelsat e Kuvendit, të Arkivit, Muzeumit, Odës-muze të Fishtës dhe të Bibliotekës. Prej Odës-Muzeum të Fishtës ata merrshin si pa gja të keq stilografat, lapsat e të tjera gjana. Nuk kishim shka me thanë, mbasi tash ishin ata zot shpie. Mbas disa ditësh u zhvillue nji aksion i madh. Nji kamjonçinë gjatë gjithë ditës e natës barte prej Kuvendit Françeskan në nji drejtim të panjoftun të gjitha librat dhe arkivin. Në këtë ditë u shkatrue edhe Oda-Muze e Fishtës, u bartën barbarisht në ate kamjoncinë të gjitha dorëshkrimet e tija. Dokumentat i shprazshin aty pa kurfarë rregullit e pa kurfarë kujdesit, mbasi u merrshin dosjet”.

Nuk ka kuprim të flas unë më tej.

 

Next Post

Dy pyetje për statusin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

Paradoksi i tubimit të sotëm, qytetari dhunohet nga protestuesit dhe nga militantët e PD-së… (VIDEO)

November 7, 2026
SHBA ultimatum partnerëve: Ndërprisni tregtinë me Nikaraguan, Rubio: Diktaturë e egër -

Rubio forcon kontrollin mbi Departamentin e Shtetit: Sjellja joetike do të çojë në shkarkim

November 7, 2026
Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

Policia boshatis bulevardin me operacion të befasishëm, protestuesit largohen me vrap! Aksion dhe për shoqërimet e para

November 7, 2026
Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë mbetje të “Albchrome”, nën hetim depozitimi!

November 7, 2026
Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

Rreth 2,9 milionë qytetarë pa akses në kursimet e tyre, shpërthen zemërimi në Paraguaj, politikani nxirret zvarrë nga turma

November 7, 2026
Depozitat e shqiptarëve arrijnë nivel rekord, BSH: 2025 mbyllet me 1.48 trilionë lekë në llogaritë e qytetarëve

Bankat do të përdorin kolateralin e qytetarëve për kredi

November 7, 2026
Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

Dhuna në protestën e sotme, Policia boshatis me aksion bulevardin! Të maskuarit vijojnë sulmet nga distanca, shpërndahen me ujë e gaz

November 7, 2026
“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

“Asgjë e re nga fronti i rrëmujës”- Dhuna gjatë protestës te Ministria e Arsimit, zv/kryeministrja Koçiu: Zero tolerancë nga ligji për zjarrvënësit!

November 7, 2026
Platforma e re digjitale e PD: Të instalosh të ardhmen, pa ç’instaluar të shkuarën

Politika në fazën më populiste të saj

November 7, 2026
Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

Shtimi i destinacioneve nga Rinasi, ministri Karakaçi: Zhvillimit i aviacionit falë reformave të ndërmarra nga Qeveria!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In