Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg inspektorin e INUV Nikoll Botinaj, 48 vjeç, banues në Xhan Malësi e Madhe, pasi akuzohet për kultivim narkotikësh. Gjykata ka dhënë sot për të masën “arrest me burg”, ndërsa Botinaj u arrestua para tre ditësh në kuadër të operacionit “Ëeiting” bashkë me një shtetas tjetër.
Gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesave të 2 shtetasve në vendin e quajtur ‘Përroi i thatë’, fshati Zagore u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 5 parcela me 866 bimë narkotike të dyshuara Cannabis-Sattiva. Mbi inspektorin e INUV, Nikoll Botinaj nisën hetimet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
ma.me