• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkodër/ Turi i dëgjesave, qytetarët ‘përmbytin’ Ramën me ankesa për drejtësinë

by Java News
24/07/2017 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkodra është ndalesa e rradhës e kryeministrit Edi Rama, lidhur me dëgjesat publikie që ai po zhvillon në disa qytete të Shqipërisë. Në këtë takim ku marrin pjesë qindra banorë të Shkodrës, Rama shoqërohet nga deputetët e Qarkut të zgjedhur në zgjedhjet e 25 qershorit si Ditmir Bushati etj. Qytetarët e ndryshëm që po marrin fjalën po shprehin një lumë ankesash për një seri cështjesh, ku në epiqendër është mungesa e drejtësisë në gjykata dhe prokurori. Problemet e tyre lidhen kryesisht me pronat, shtëpitë, infrastruktura etj.

Në dëgjesat që po zhvillon me banorët e Shkodër, Edi Rama është ndeshur edhe me një shqetësim të një banoreje në lidhje me vonesën e marrjes së lejes nga ALUIZNI.

Pasi dëgjoi shqetësimin, Rama kërkoi të fliste edhe drejtori përgjegjës, i cili sqaroi se si ishte situata duke i shpëtuar kështu ‘urdhrit’ për shkarkim ashtu siç ndodhi në Berat.

Megjithatë Rama i kërkoi që ta zgjidhë çështjen deri nesër në orën 4.

Replikat

Qytetari: Mua ALUIZNI më ka tjetërsuar pronën.

Rama: Është këtu drejtori? Hajde këtu ti.

Drejtori: E njoh rastin. Ndërtimi i Maxhitit është nisur fillimisht me leje ndërtimi dhe më pas është shkelur leja dhe ka bërë një kat tjetër. Problemi që nuk kemi mundur ti zgjidhim është që leja është marrë e certifikuar në ZRPP dhe në këtë moment nuk është më kompetencë e jona që ta anullojmë. Edhe nga Drejtoria e Përgjithshme është nisur një grup auditi dhe ka dalë në përfundimin që është objekt social dhe ekonomik. Ne nuk mund të ndërhyjmë dhe kjo zgjidhet me rrugë gjyqësore.

Qytetari: Ti përgjigje ke kthyer, por ti e di që me rrugë gjyqësore unë që nuk e zgjidh kurrë.

Rama: Drejtori ka të drejtë. Ti ulu me drejtorin e hipotekës dhe bëni një rishikim të letrave dhe mos e torturoni njeriun. Je kundër kësaj që po them unë?

Qytetari: Kam ngrenë kolpo.

Rama: Po edhe kolpo edhe në diell. Do tia zgjidhni këtë punë nesër. Nesër në 4 më ço mesazh që u zgjidh problemi.

Drejtori: Dakord.

Qytetari tjetër: Kam dhënë numrin dhe nuk vijnë të shohin shtëpinë për të bërë legalizimin.

Rama: Thuaj drejtorit edhe njëherë.

Drejtori: Është një nga 25 mijë aplikuesit. Në fillim të 2014 janë bërë 1 mijë legalizime. Deri më sot janë bërë 7 mijë. Ne do përpiqemi meqë po e qan hallin dhe unë do e vë në lëvizje menjëherë.

vijon

Next Post
(VIDEO) RUMANI/ Në atdheun e Drakulës, fallxhoreve ua kanë frikën edhe politikanët

(VIDEO) RUMANI/ Në atdheun e Drakulës, fallxhoreve ua kanë frikën edhe politikanët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

Trump për CNN: Po e masakrojmë Iranin! Së shpejti nis vala e madhe e sulmeve

March 2, 2026
“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

“Protestat janë të dhunshme, jo policia”, Mit’hat Havari: Ish-vila e diktatorit është shtëpia shpirtërore e Berishës, s’duhej ta godiste

March 2, 2026
“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

“Raketat na fluturojnë mbi kokë si zogj”, shqiptarja flet në lot nga Iraku: Do kthehem në Shqipëri në rrugë tokësore

March 2, 2026
Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

Gripi në pranverë/ Ulen rastet por jo agresiviteti, humb jetën një i moshuar

March 2, 2026
Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

Ligji i rishikuar i Tregtisë së Jashtme të Kinës, një kornizë e unifikuar për hapje, siguri dhe përafrim me standardet ndërkombëtare

March 2, 2026
Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

Rama mbledh nesër Kryesinë e PS pas ndryshimeve në qeveri, çfarë pritet të diskutohet

March 2, 2026
SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

SHBA nuk përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran

March 2, 2026
Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë  në Shqipëri

Frikë për shtrenjtimin e naftës, ekspertët: Situata në Lindjen e Mesme mund të ndikojë në Shqipëri

March 2, 2026
Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

Lufta, “kapërcen” çmimi i naftës, ndikim nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit dhe goditja e rafinerive në Gjirin Persik

March 2, 2026
Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In