Një person ka mbërritur i plagosur mbrëmjen e sotme në spitalin e Shkodrës. Nga të dhënat e para mësohet se i plagosuri është një 21 vjeçar.
I riu është qëlluar me armë zjarri në këmbë. Ndërkohë, Policia ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.
Sipas policisë, Arens Beqiri është plagosur nga një 22 vjeçar, i cili është shpallur në kërkim. 24 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.