Një piceri në qytetin e Shkodrës ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e Bardhajt. Burime për Report Tv bëjnë me dije se grabitësit kanë marrë xhiron ditore të picerisë, një shumë e konsiderueshme parash.
Autorët, identiteti i të cilëve nuk dihen ende, janë larguar me shpejtësi. Policia po bën krehjen e zonës për kapjen e autorëve.