Nje aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Ngjarja ndodhir rreth orës 18:20, në aksin rrugor Shkodër-Mjedë, tek vendi o njohur si kryqezimi i Mjedës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulanca të cilët kanë konstatuar se mjeti tip “Volsvagen” me targë AA 232 NK, me drejtues Lazer Gjergjin, 30 vjeç, banues në Vau Dejës, ka përplasur këmbësorin Lodovik Ejlli, 56 vjeç, banues në Shkodër, i cili ka gjetur vdekjen rrugës për në spitalin rajonal Shkodër si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Sakaq, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./a.m.