• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestimi i luftëtarit kosovar të ISIS, dyshohet për lidhje me ekstremistë në Shqipëri

by A R
30/12/2016 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enis Begolli, 30-vjeçari kosovar luftetar i ISIS, udhëtonte drejt Shqipërisë për t’u përfshirë në rrjetet e ekstremistëve fetarë.

Ky është dyshimi kryesor i policisë kosovare, e cila kishte shpërndarë foton e tij jo vetëm në pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë. Begolli u ndalua për shkak të një dënimi që kishte marrë si luftëtar i ISIS.

Por prej kohësh policia e Kosovës dyshonte se ai kërkonte bashkëpunim në Shqipëri, ndaj dhe informoi kolegët për përfshirjen e tij të mundshme në akte terroriste.

Duke qenë një ekstremist i mirëtrajnuar, për muaj me radhë, Antiterrori i Kosovës e ka konsideruar tepër të rrezikshëm Begollin raporton tch. Ndërkohë, policia shqiptare pret marrjen nga pala kosovare të informacioneve të mundshme se cilët ishin mbështetësit e tij në Shqipëri.

Edhe pse Begolli është i trajnuar për të mos u thyer gjatë marrjes në pyetje, mbledhja e të dhënave për të pritet të dalë edhe nga lëvizjet e fundit të bëra në vendet ballkanike.

Prej kohësh, thotë një burim i Antiterrorit, ekstremistë nga Kosova, të cilët janë shumë herë më të trajnuar se ata në Shqipëri, kërkojnë të gjejnë mbështetje në Tiranë dhe qytete të tjera ku operojnë grupe të tilla.

Frika më e madhe e policisë mbetet ajo e përgatitjes së ndonjë sulmi të mundshëm sesa ajo e dërgimit të rekrutëve të rinj për në Siri.

Megjithatë, burimet e Antiterrorit garantojnë se kjo njësi mban nën kontroll lëvizjet e tyre dhe se Tirana është e mbrojtur nga këto akte./a.m.

Next Post
Barcelona kërkon tashmë veteranin e Chelsea, Branislav Ivanoviçin

Barcelona kërkon tashmë veteranin e Chelsea, Branislav Ivanoviçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com