Pjesa me e madhe e pllakave te memorialit qe përkujton 2 prillin e vitit 1991, kur 4 bijë të Shkodrës u vranë nga grahmat e fundit te regjimit komunist, janë thyer.
Personat tërësisht të papërgjegjshëm kanë thyer pllakat e memorialit në pjesësa te vogla. Nuk dihet qëllimi i këtij gjesti të shëmtuar dhe aq me pak mesazhi qe përcjell. Memoriali i 2 prillit është simboli i qytetit, i lirisë dhe demokracisë.
Ai është kujtim jo vetëm i 4 martireve, por i të gjithë vuajtjeve dhe sakrificave qe ka kaluar Shkodra. Dëmtimi i memorialit të 2 Prillit vjen në një kohë kur në Pezë, gjatë festimeve në kuadër të Konferencës së Pezës u shfaqën portretet dhe parullat pro diktatorit Enver Hoxha.
Kjo u pasua me një protestë të një grupi ish-të përndjekurish politikë që tentuan të prishin rrethimin e bunkerit që po ndërtohet në Tiranë, në hapësirën mes Bashkisë dhe Ministrisë së Brendshme. (javanews.al / a.n)