• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Abuzuan me prokurimet, KLSH kallëzon në Prokurori kryetaren e Bashkisë Patos

by
18/09/2015 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Abuzuan me prokurimet, KLSH kallëzon në Prokurori kryetaren e Bashkisë Patos

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e Bashkisë Patos, kryetaren Komisionit te Vlerësimit të Ofertave dhe dy juristë të njësisë së Prokurimit Publik. Sipas padisë së KLSH-së, duke abuzuar me prokurimet, zyrtarët kanë shkaktuar një dëm ekonomik mbi 8.3 milionë lekë ose rreth 60 mijë euro dhe Të Ardhura të Munguara në Buxhetin e Shtetit mbi 25.8 milionë lekë ose mbi 180 mijë euro.

Shkeljet kryesore sipas KLSH-së

  1. Mospërdorimi i aseteve dhe mosarkëtimi i taksave vendore, kryesisht nga taksa e pastrimit, gjelbërimit, ndriçimit dhe taksa e tokës bujqësore, ka sjellë një dëm ekonomik në vlerën 8,310,700 lekë dhe të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit në vlerën 25,819,000 lekë.
  2. Në 9 raste të prokurimit publik, me vlerë kontrate 78,585,845 lekë (pa TVSH), nuk janë respektuar rregullat në procedurat e prokurimit, duke sjellë mospërdorim me efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet të fondeve publike të vëna në dispozicion, me një diferencë negative në fondet buxhetore në vlerën 15,626,332 lekë, veprime në kundërshtim me nenin 1, 2 dhe 24, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, dhe kreu V, pika 1/a dhe pika 4/h, të VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar.
  3. Në 7 raste të prokurimit publik, në vlerën 5,879,000 lekë, Bashkia ka realizuar procedura të prokurimit publik në formën “Procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës”, ku në përzgjedhjen e procedurave ka paraqitur argumentin se janë në kushtet e emergjencës, argument i cili nuk qëndron dhe është në kundërshtim me nenin 33, të Ligjit “Për Prokurimin Publik” dhe pikën 5, Kreu IV, të VKM nr. 1, datë 10.01.2007.
  4. Në 7 raste të tjera të prokurimit publik, në vlerën 64,821,924 lekë, përcaktimi i fituesit është kryer pa u zbatuar procedurat ligjore, duke cënuar parimet e përzgjedhjes së fituesve të kontratave publike në bazë të mosdiskriminimit dhe të transparencës, me pasojë favorizimin e një operatori ekonomik të caktuar, të zgjedhur në kundërshtim me nenet 1, 2, 4 dhe 29, të Ligjit “Për Prokurimin Publik”.
  5. Në po 7 rastet e mësipërme, në vlerën 64,821,924 lekë, procedurat e prokurimit janë kryer dhe janë nënshkruar kontratat për realizimin dhe zbatimin e prokurimit publik, në mungesë të fondeve, në kundërshtim me pikën 4/c Kreut V, të VKM nr. 1, datë 10. 01.2007 dhe nenin 50, të ligjit 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor”.

Kriteret e përdorura për vlerësimin e ofertave nuk janë specifikuar në mënyrë të saktë nga ana e autoritetit kontraktor, për rrjedhojë kanë lejuar Komisionin e Vlerësimit të Ofertave, t’i interpretojë ato në mënyra të ndryshme në procedura të ndryshme, duke sjellë për pasojë impakt financiar, në dëm të autoritetit kontraktor në vlerën prej 15,6 milion lekë.

  1. Në 2 raste, në procedurën e prokurimit “Rikonstruksioni i Shkollës së mesme “Zhani Ciko”, në kundërshtim me nenin 20 të Ligjit “Për Prokurimin Publik”, Autoriteti Kontraktor ka vendosur kriter vlerësues jashtë objektit të këtij prokurimi dhe “Ndërtim Lulishte Parafabrikatet” në kundërshtim me nenin 1 dhe 2 të Ligjit “Mbi Prokurimin Publik”, ka vendosur kriter diskriminues, pasojë e të cilit është skualifikimi i padrejtë i operatorëve ekonomikë me vlerë më të ulët të ofertës, me një efekt financiar në dëm të Buxhetit të Shtetit në vlerën 3, 903,000 lekë.
  2. Nuk janë zbatuar rekomandimet e KLSH nga auditimi i mëparshëm, për zhdëmtim dëmi në vlerën 22,018,000 lekë, rekomandime këto të pranuara nga Bashkia Patos gjatë auditimit.

Next Post

Shqiptarja pas aprovimit të teorisë për universin, pretendente për Nobel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com