• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

SHKODER/ Burgim i përjetshëm për Miklovan Parubin, vrau 2 persona, plagosi 4 të tjerë

by Java News
16/05/2018 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka denuar me “Burgim të përjetshëm” shtetasin Miklovan Parubi i cili akuzohet për vepren penale “Vrasje në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim”,”Vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim”, “Armë mbajtje pa leje” dhe “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, duke miratuar kështu kërkesën e organit të akuzës i cili përfaqësohej nga prokurori i çështjes Vat Staka.

Ndërsa për shtetasin e dyshuar si bashkëpunëtor në kryerjen e krimit Marçel Shpijati, është denuar me 3 vite burg duke ndryshuar vepren penale, nga “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim” në ” Moskallzim të krimit”.
Miklovan Parubi me 3 tetor të vitit 2016 në Dajç të Shkodrës ka hyrë në një nga lokalet e zonës në përdorim të shtetasit Arjet Seiti dhe ka qëlluar me breshëri automatike duke lënë të vdekur 2 shtetas, dhe duke plagosur 4 të tjerë.

Gjatë seancës gjyqësore ai është shprehur:
“Unë nuk e di se pse pasi gjithë personat i kam shokë jete, kam qenë i dehur dhe kam konsumuar hashash, kam marrë në qafë shumë familje dhe familjen time. Nuk kërkoj asgjë vetëm drejtësi. Po ju lutem Marçelin mos e merrni në qaf, sepse ai ska lidhje me këtë ngjarje”.

Prokurori i çështjes Vat Staka ka kërkuar denimin me burgim të përjetëshem, gjatë seancës avokatja mbrojtës Kristina Marku, ka kërkuar ndryshimin e vepres penale nga “Vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim” në ” Vrasje në kushtet e tronditjes së rëndë psiqike”, ndërsa për vepren penale ” Plagosje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë”, në ” plagosje e lehtë me dashje”.

Nga ana tjetër Blerim Bazhdari avokati i shtetasit Marçel Shpijati, i cili akuzohet si bashkëpuntor në këtë vepër penale, ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij. Sipas mbrojtjes shtetasi Shpijati nuk ka pasur dijeni për planin e shtetasit Parubi, dhe se gjatë gjithë kohës ky shtetas ka bashkëpunuar me policinë, duke u vetëdorëzuar dhe duke sqaruar gjitha rrethanat e ngjarjes. Mbrojtja ka kërkuar që të bëhët ndryshimi i vepres penale nga “Vrasje në rrethana cilësuese e kryer në bashkëpunim” në ” Mos kallëzim të krimit”, cka u pranua nga gjykata.

Prokurori i çështjes Vat Staka në fjalën e tij ka kërkuar denimin me burgim të përjetëshme për shtetasin Miklovan Parubi, ndërsa për shtetasin Marçel Shpijati denimin me 20 vite burg. Gjykata pasi ka administruar provat ka lënë në fuqi kërkesen e prokurorit Vat Staka, si dhe ka miratuar kërkesen e avokatit Blerim Bazhdari në ndryshimin e vepres penale për shtetasin Marçel Shpijati.

ma.me

Next Post
Bushati: Me 17 prill presim më shumë se çelja e negociatave, opozita ka ndryshuar qëndrim

Bushati: Moska, e përgatitur të nxisë tensione në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe tekstet e identitetit kombëtar t’i kemi si Abetarja e përbashkët

Zonja Tabaku, të drejtat nuk zgjidhen si t’i duash

November 4, 2026
“Investimet janë në rrezik!”- Dhoma Amerikane e Tregtisë, apel për mbrojtjen e pronës: Të garantohet siguria e saj!

Progres-Raporti/ BE reagon ndaj protestave studentore: Duhet dialog mes palëve!

November 4, 2026
Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

Kina publikon raportin: Ndërlidhshmëria rurale, fokus kyç i zhvillimit në fushën digjitale!

November 4, 2026
Tensionet në protestë, reagon PD-ja: Kërkojmë lirimin e protestuesve të ndaluar

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, PD reagon dhe akuzon: Raporti konfirmon dështimet e Qeverisë! Cenim i demokracisë dhe të drejtave të opozitës

November 4, 2026
Vrasja e çiftit në Dropull, prokuroria del me njoftim: Ka prova se Thoma Mastora është autori

Vrau çiftin e moshuar në Gjirokastër më 2024, Gjykata dënon autorin Thoma Mastora, ja sa burg do vuajë!

November 4, 2026
Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi, njeriu më i afërt i Vuçiçit?

November 4, 2026
Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

Policisë së Shtetit i rritet paga, ministri Demo: Nuk lidhet me protestat, 59 efektivë në hetim

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

DETAJET/ Vrasja në familje që u shit si sulm nga ariu, arrestohen të dyshuarit nënë dhe bir në Bulqizë!

November 4, 2026
Buxheti për Drejtësinë, KLGJ me ankesa dhe kritika: 37% më pak nga sa kërkuam dhe 1,1% më pak se më 2026-ën!

Buxheti për Drejtësinë, KLGJ me ankesa dhe kritika: 37% më pak nga sa kërkuam dhe 1,1% më pak se më 2026-ën!

November 4, 2026
Rusët nuk i ndalin sulmet në Ukrainë, bombardohet rajoni i Odesës, raportohet për të plagosur!

Rusët nuk i ndalin sulmet në Ukrainë, bombardohet rajoni i Odesës, raportohet për të plagosur!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In