• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkodër, asgjësohen mbi 32 mijë bimë kanabis, sekuestrohet arsenal armësh

by
02/09/2015 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Uniformat blu të qarkut të Shkodrës kanë asgjësuar këtë të martë 170 parcela të mbjella me bimë narkotike, ndërsa kanë arritur të sekuestrojnë edhe një arsenal të tërë armësh.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet policore lokale, sipas të cilave, bimët, të tipit kanabis sativa, ishin mbjellë në zonën e Dukagjinit.

Gjithsej policia ka asgjësuar mbi 32 mijë e 670 bimë, ndërsa është sekuestruar edhe një arsenal armësh: një pushkë, 4 granata, 1 kallëp tritoli 500 gramësh, 7 karikatorë me fishekë, rreth 700 fishekë si dhe pjesë të ndryshme të armëve të tjera.

Burimet saktësojnë më tej se armët janë gjetur në një shpellë, në afërsi të vendit ku vitin e kaluar u qëllua me armë helikopteri i policisë.

Ndërkohë, policia në Vlorë ka sekuestruar në orët e mbrëmjes një sasi prej 60 kg marijuanë, që po transportohej në bordin e një automjeti.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se lënda narkotike është gjetur në mjetin tip “Golf”, me targë “VL 1391 D”.

Prej disa minutash agjentët ishin vënë në ndjekje të automjetit dhe e kanë arritur atë kur drejtuesi e ka braktisur në lagjen “Pavarësia” dhe është larguar mes pallateve të zonës.

Burimet policore shtojnë më tej se po kryejnë një seri kontrollesh për të mundësuar kapjen e drejtuesit të mjetit, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Next Post

Raporti/ Pushtetarët shqiptarë çojnë paratë e aferave jashtë vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com