• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Raporti/ Pushtetarët shqiptarë çojnë paratë e aferave jashtë vendit

by
02/09/2015 11:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

​Republika e Shqipërisë renditet në krye të listës sa i takon nivelit të pastrimit të parave për vitin 2015. Pushtetarët e korruptuar shqiptarë dhe krimi i organizuar po nxitojnë të pastrojnë dhe fshehin jashtë vendit paratë e krimit dhe të korrupsionit. Instituti i Bazelit për Qeverisjen, një institut zviceran mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare, i cili bashkëpunon me OKB, KiE, Bankën Botërore si dhe jep kontributin e tij për forcimin e shtetit ligjor, ka publikuar ditët e fundit raportin për indeksin e pastrimit të parave në rang global. Sipas të dhënave të tij, Shqipëria është ngjitur mes 5 shteteve të para në Evropë sa i përket këtij fenomeni.

Nga 152 shtete në total në rang botëror, vendi ynë renditet i 86-ti. Por sa i përket shteteve të Evropës, Shqipëria ndodhet në vendin e pestë, pas Ukrainës, Turqisë, Greqisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Nëse bëhet një krahasim me fqinjët tanë Maqedoninë, Serbinë apo Malin e Zi ne ndodhemi në krye. Krahasuar me të njëjtin raport të një viti më parë, indeksi i korrupsionit ka pësuar rritje. Në vitin 2014 indeksi për Shqipërinë ishte 5.54, ndërsa në vitin aktual është 5.56. Sipas të dhënave të raportit, kjo tregon se numri i zyrtarëve a personave të tjerë që kanë bërë pastrim parash ka pësuar rritje.  Sa i përket renditjes së përgjithshme botërore, në krye qëndrojnë Irani me Afganistanin dhe pas tyre renditen shumica e shteteve afrikane, aziatike dhe amerikano-jugore. Ndërkohë vendet e Evropës, dhe më konkretisht ato skandinave, kanë indeksin më të ulët të pastrimit të parave. Vendet me një fenomen të tillë më të pakët janë Estonia e Finlanda.

Next Post

Mbajti “sutjena” si Ibra, mbretëresha e fitnesit përzihet nga pub-i

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com