Forcat e policisë së Shkodrës kanë vijuar edhe gjatë së mërkurës operacionet anti-kanabis.
Në orët e fundit janë asgjësuar 19 parcela me gjithsej 2940 bimë narkotike, bëjnë të ditur burime policore lokale.
Të njëjtat burime saktësojnë se operacioni u krye në rrethinat e Shkodrës dhe se parcelat u gjetën në komunat Postribë, Gur i Zi dhe Vuan e Dejës.
Burimet shtojnë më tej se, uniformat blu po marrin në pyetje banorët e zonës për të identifikuar kultivuesit e lëndës narkotike