Një 26-vjeçar u vu në pranga në Malësinë e Madhe, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ushtronte dhunë ndaj prindërve të tij.
Ndërkohë, një 27-vjeçare u vu nën hetim, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.
Ndërsa, ndaj një tjetër shtetasi, 38-vjeçarit me iniciale B.K., nisi procedimi penale. Për motive të dobëta, kishte dhunuar një 54-vjeçare./m.j