• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kur thashethemeve u vishet petku i ‘skandalit’, mbrojtje për gjyqtaren Irena Gjoka

by Java News
30/01/2026 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Av.Edmond Petraj

Por nga mënyra se si shpifja, dizinformimi dhe urrejtja politike po shiten si “fakte”.

Jam i shokuar se si përflitet se një procedim penal qenka regjistruar në shtetin grek, kur nuk ekziston asnjë regjistrim zyrtar.

Jam i shokuar se si flitet për vendime penale imagjinare, për arrestime që nuk kanë ndodhur kurrë, për sekuestrime pasaportash, gjurmë gishtash, dënime e dëbime që nuk ekzistojnë në asnjë akt zyrtar.

Jam i shokuar se si pretendohet se janë asgjësuar prova të një dosjeje penale, ndërkohë që nuk provohet ekzistenca e vetë dosjes.

Jam i shokuar se si përflitet arrestimi i një gjyqtareje dhe bashkëshortit të saj, pa asnjë vendim, pa asnjë njoftim zyrtar, pa asnjë dokument.

Dhe mbi të gjitha, jam i shokuar se si këto gënjeshtra përsëriten në media, duke u kthyer në “të vërteta” vetëm sepse thuhen shumë herë.

E vërteta është një dhe vetëm një:

Gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar në Greqi,

nuk ka asnjë vendim penal ndaj saj apo familjarëve të saj.

Çdo gjë tjetër është thashethem i qëllimshëm.

Kjo nuk është më kritikë ndaj një vendimi gjyqësor.

Kjo është goditje politike dhe etnike, e koordinuar, me qendra të njohura në Janinë, Tiranë dhe Himarë, ku për vite me radhë janë kultivuar narrativa antishqiptare dhe janë rekrutuar individë për të prodhuar kaos dhe përçarje.

Sepse ajo gjykoi dhe dënoi Belerin.

Sepse u tregua se ligji shqiptar nuk përkulet përballë presionit etnik dhe politik.

Sepse ishte më e lehtë të shpallej “kokë turku” sesa të pranohej se drejtësia funksionoi.

Ajo që po ndodh nuk ka lidhje as me reformën në drejtësi, as me integritetin profesional të një gjyqtareje.

Ka lidhje me frikën e disa klaneve antishqiptare, që reforma në drejtësi – me gjithë problemet e saj – po prek interesa reale.

Reforma në drejtësi nuk është perfekte.

Asnjë reformë e re nuk është.

Por ajo nuk rrëzohet duke linçuar gjyqtarë të ndershëm mbi bazë shpifjesh.

Irena Gjoka nuk është simbol i dështimit, por shënjestër e një sulmi.

Dhe sulmi ndaj saj është sulm ndaj shtetit të së drejtës, ndaj integrimit europian të Shqipërisë dhe ndaj dinjitetit institucional shqiptar.

Mjaft me “burime anonime” që prodhojnë helm.

Gjyqtarët gjykohen me ligj, jo me thashetheme.

Vendimet kundërshtohen me mjete ligjore, jo me shpifje.

Irena Gjoka dhe familja e saj duhet të mbrohen nga ky endemizëm kolektiv i urrejtjes, sepse sot është ajo nesër mund të jetë çdo gjyqtar që guxon të zbatojë ligjin.

Gjyqtarja Irena Gjoka nuk ka kryer asnjë shkelje ligjore.

Çdo pretendim që qarkullon në media për arrestime, sekuestrime ose vendime penale ndaj saj është i rremë, dhe synon të sulmojë pavarësinë e gjyqtarëve dhe imazhin e reformës në drejtësi.

Sulmet e tilla janë në kundërshtim të hapur me Kushtetutën, ligjin për gjyqtarët, Kodin e Procedurës Penale dhe rregulloret e KEDNJ.

Irena Gjoka dhe familja e saj duhet të mbrohen nga fushata e dizinformimit dhe linçimit publik. Mbështetja jonë nuk është thjesht morale, por e mbështetur fuqimisht nga ligji.

Drejtësia nuk mbrohet duke heshtur.

Drejtësia mbrohet duke thënë të vërtetën.

Foto… Një nga dokumentet e dosjes ku e vërteta është në dritë të diellit

Kur thashethemeve u vishet petku i ‘skandalit’, mbrojtje për

Next Post
Rama kritikoi paraburgimet, Zv/prokurori i pëgjithshëm italian: Ja ndryshimet që sugjerojmë!!

Rama kritikoi paraburgimet, Zv/prokurori i pëgjithshëm italian: Ja ndryshimet që sugjerojmë!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

October 6, 2026
Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

Videot intime të publikuara në rrjete, Monika Lubonja kallëzon në Polici kompozitorin Hila për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private! (FOTO)

October 6, 2026
Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

Kriza politike, Kurti vë kushte: Ia votojmë PDK-së ligjin, nëse votojnë për President mes Glauk Konjufcës dhe Feride Rushitit! (VIDEO)

October 6, 2026
Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

Trump reagon për protestat studentore në Francë: Nuk kanë të bëjnë me shkollat, Islami dëshiron të pushtojë vendin!

October 6, 2026
“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

“Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë”- Monika Lubonja reagon për herë të parë për videot intime: S’kisha dijeni se po filmohesha! Të ndalet baltosja

October 6, 2026
10-Vjetori i Sinodit të Shenjtë, Kryepeshkopi Joani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Francë: Perspektiva e ardhshme për unitet dhe bashkëpunim

10-Vjetori i Sinodit të Shenjtë, Kryepeshkopi Joani merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare në Francë: Perspektiva e ardhshme për unitet dhe bashkëpunim

October 6, 2026
Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

Berisha nga Lezha: Do rikthejmë rritjen ekonomike në mirëqenie për xhepat e qytetarëve! Do vendosim minimumin jetik 200 euro

October 6, 2026
Shqipëria 2024, BB: Rritja ekonomike 3.3%, borxhi publik pritet të bjerë në 58.2%

Nga 3,7 në 3,4 për qind, Banka Botërore ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare

October 6, 2026
Von der Leyen, me Ramën: Shqipëria i mbajti premtimet! Ka ardhur koha për hapjen e negociatave

Plani i ri i Zgjerimit të BE, reagon Kryeministria: Shqipëria konsolidon pozicionin mes vendeve udhëheqëse! Konfirmon reformat, ja 3 elementët

October 6, 2026
Akuza për ryshfet, zbardhen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të kartëmonedhave

Akuza për ryshfet, zbardhen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të kartëmonedhave

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com