Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër pasi kanë vjedhur me dhunë një shumë lekësh.
22-vjeçari Kedis Druni dhe 19-vjeçari Mikel Miloti i kanë marrë me dhunë portofolin 24-vjeçarit me iniciale A.D, në lagjen “Skënderbeg”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua portofoli me sasinë e lekëve që gjendeshin në të..
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim