• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Studimi amerikan… Të gënjesh do të thotë ta çosh veten në një gjëndje stresante

by Java News
27/11/2016 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas një studimi amerikan, duke thënë shpesh gënjeshtra, mund t’i shkaktoni një gjendje tensioni dhe ankthi shëndetit. Duke qenë të sinqertë, favorizoni një mirëqenie psiko-fizike

Personat që thonë të vërtetën, përveçse janë në paqe me ndërgjegjen e tyre, kanë gjasa të gëzojnë një shëndet të mirë si nga ana psikologjike, ashtu edhe fizike. A ju ndodh shpesh t’i zmadhoni pak gjërat, për shembull një histori normale ta ktheni në tragjedi? Apo t’i justifikoni vonesat, duke përdorur çdo ditë nga një justifikim absurd? Ose më keq akoma, të shtireni sikur papritur nervozoheni me kolegët për punën, se doni të dilni me partnerin për të pirë një birrë? Duhet të dini se në të gjitha rastet, keq është për atë që mërzitet, sepse përveç shqetësimit moral dhe psikologjik që shkakton kjo te disa persona, vihet në rrezik edhe shëndeti juaj. Duhet të dini se duke thënë gënjeshtra, i bëni keq vetes. Kjo është vërtetuar edhe nga një studim. Disa shkencëtarë amerikanë të universitetit të “Notre Dame” (Indiana) kanë zbuluar se thënia e gënjeshtrave mund të nxisë shqetësime të tilla si dhembje koke dhe ftohje, por edhe shfaqjen e shenjave të melankolisë e depresionit.

Zbulimi i studiuesve amerikanë është fryt i një analize që ka zgjatur dhjetë javë dhe që është provuar te 100 vullnetarë të të dyja gjinive, me moshë nga 18 deri në 71 vjeç. Të gjithë pjesëmarrësit u ftuan t’i nënshtroheshin, javë pas jave, makinës së të vërtetës dhe t’i përgjigjeshin disa pyetjeve rreth zakoneve të përditshme. Në fakt, eksperimenti kishte një ndryshim: njërit grup pjesëmarrësish, ekspertët i rekomanduan të thoshte gjithnjë të vërtetën dhe të merrte në konsideratë faktin që nëse grupi tjetër gënjente, mund të mos përgjigjeshin për pyetjen në fjalë dhe të kërkonin që të kalonin te tjetra. Grupit tjetër të vullnetarëve nuk iu tha asgjë.

Përfundimi? Grupi i parë i vullnetarëve, ose më saktë ata që nuk mundën t’u përgjigjeshin disa pyetjeve në vend që të gënjenin, tregoi se gëzonin shëndet të plotë dhe kishin një gjendje më të mirë psiko-fizike. Nga ana tjetër, vullnetarët që gënjyen, dhe në veçanti ata që thanë të paktën tri gënjeshtra në javë, treguan shenja shqetësimi. Arsyeja? Të thuash gënjeshtra do të thotë ta zhysësh trurin në një punë të vështirë, që i kushton shtrenjtë shëndetit dhe dihet që stresi është shumë i dëmshëm. Për pasojë, mund të shkaktojë dobësim të sistemit imunitar – që ndryshe përkthehet në dhimbje shqetësuese siç është ajo e kohës, dhimbja e fytit, ftohja – dhe prekjen më lehtë nga problemet e depresionit.

Kjo nuk është hera e parë që vesi i të gënjyerit studiohet shkencërisht. Në të kaluarën, studimet e bëra përtej oqeanit janë marrë me llogaritjen sesa gënjeshtra thonë amerikanët mesatarisht në 11 javë. Duke treguar të vërtetën, ulet niveli i stresit. Nuk është aspak mirë të gënjesh, sepse përveçse jeton me një konflikt të brendshëm, shton edhe peshën e rëndë të tensionit në jetën e përditshme. Ndaj specialistët këshillojnë që si terapi, çdo njeri të praktikojë ndershmërinë. Benefitet do të vëreheshin veçanërisht në nivelin social./shqip/a.k

Next Post
Turqi, arrestohen 3 ish-diplomatë të lartë për lidhje me grushtin e shtetit

Nuk ndalet Erdogan/ Arrestohen në Turqi gazetarët e "Zërit të Amerikës" dhe "BBC"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

IPARD III drejt çeljes në 2026: Financat përmbyllin paketën, fondet rifillojnë brenda vitit

April 22, 2026
Shqipëria porta europiane e gazit? Rama pohon nga Greqia: Po bashkëpunojmë me amerikanët

Shqipëria porta europiane e gazit? Rama pohon nga Greqia: Po bashkëpunojmë me amerikanët

April 22, 2026
Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

Reforma Zgjedhore, Shehi: Të ndryshojmë rregullat e lojës, pastaj flasim për lojtarët që…

April 22, 2026
“Studentët nuk kishin para të hanin drekë”, preket pedagogu: I bëj thirrje qytetarëve të mendojnë për fëmijët

“Studentët nuk kishin para të hanin drekë”, preket pedagogu: I bëj thirrje qytetarëve të mendojnë për fëmijët

April 22, 2026
Ai biri yt Kosovë…

Ai biri yt Kosovë…

April 22, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita largon drejtorin e Operacionales, priten lëvizje të tjera

Ndryshime në Policinë e Shtetit, Hita largon drejtorin e Operacionales, priten lëvizje të tjera

April 22, 2026
“Shqipëria dhe Greqia, pa traktat miqësie”, Barka: Rama ‘ka kthyer’ faqen e Turqisë, sheh nga Europa

“Shqipëria dhe Greqia, pa traktat miqësie”, Barka: Rama ‘ka kthyer’ faqen e Turqisë, sheh nga Europa

April 22, 2026
U ekstradua nga Dubai, lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio

U ekstradua nga Dubai, lirohet nga burgu reperi i njohur Cllevio

April 22, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Shqipëria s’ka më shpirt?!

April 22, 2026
Të shtëna me armë në Laç, shënjestër pronari i një pike karburanti/ Në kërkim babai dhe dy djemtë e tij

Të shtëna me armë në Laç, shënjestër pronari i një pike karburanti/ Në kërkim babai dhe dy djemtë e tij

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In