Shkëndija ka fituar 3 me 0 ndaj Trakait në ndeshjen e kthimit të fazës së tretë në Ligën e Evropës ndaj ekipit lituanez, Trakai.
Dy gola shumë të bukur i shënuan Besart Ibraimi dhe Ferhan Hasani. Ibraimi shënoi i pari në minutën e 29 me një goditje të fuqishme nga largësia, përderisa Hasani shënoi një tjetër eurogol nga gjuajtja e lirë.
Një gol i tretë u shënua në fund dhe rezultati i përgjithshëm tani është 4 me 2 për ekipin tetovar.