• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova zhytet në krizë parlamentare

by Java News
03/08/2017 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ashtu si mendohej, që Kosova do përballej me problematika, ashtu ka ndodhur edhe në seancën e konstituimit të legjislaturës së re. Duket se gjithçka ka filluar mirë me betimin e deputetëve, por pastaj punët kanë ndryshuar pasi Vetëvendosja ka vazhduar të ndjekë në formë legjislaturën e shkuar. Deputetët e Vetëvendosjes e kanë bërë betimin duke vendosur para tyre nga një flamur kombëtar, teksa drejtuesi i seancës Adem Mikollovci i ftoi deputetët të betohen i ftoi të gjithë deputetët të “betohen me zemër”. Ndërkohë që në momentin kur duhej të votohej kryetari dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, gjithçka u bllokua.  Duket se koalicioni PAN, që ka zgjedhur për kandidat për kryeministër Haradinaj dhe kryetar të Kuvendit Kadri Veselin, ka dështuar që të ketë numrat për miratimin e kryetarit. Veselin jo vetëm nuk e duan por po fut në krizë të gjithë pushtetin legjislativ, teksa formacioni i tij nuk jep emër alternativ.  Kryesuesi i seancës Adem Mikullovci, ka hapur seancën, duke thënë se ka nderin që udhëheq atë bashkë me deputeten më të re, Teuta Rugova. Por në sallë ishin 73 deputetë, kur duhej të votohej pasi aty mungonin ata të PDK-së dhe AAK-së, pikërisht ata që janë protagonistë. “73 deputetë janë në sallë, korumi ekziston, por PAN nuk ekziston”, ka thënë ai me dëshpërim.

E trishtueshme ishte se PAN ka dalë shumë qesharak sot teksa prej javë të tëra ka thënë se janë gati numrat dhe se  konstituimi do ndodhte menjëherë në kohën e caktuar. Duket se të gjithë problemin e solli kandidatura e Veselit, që është një personazh i cili jo vetëm nuk ka përkrahje mes deputetëve kosovarë, por edhe shikohet si personi problematik i të gjithë situatës.

Shefi i Grupit Parlamentar të LAA Avdullah Hoti ka pohuar se koalicioni do të sillet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por nuk do të heqë dorë nga e drejta e tyre si shumicë. “Qëndrimi jonë është i qartë. Për ne është i papranueshëm kandidati që është fol deri tash sepse është person i padenjë për të udhëhequr Kuvendin. Për kandidatura tjera ne i shqyrtojmë”, tha Hoti. Alternativa, që është pjesë e koalicionit LAA, ka fajësuar hapur PAN-in për dështimin e konstituimit të Kuvendit, duke thënë se kjo është një goditje ndaj integritetit institucional të shtetit. Kurse Alternativa ka deklaruar se u tregua se PAN-i nuk e ka shumicën e deklaruar parlamentare për themelimin e institucioneve. “Dështimi për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës është goditje ndaj integritetit institucional të shtetit tonë nga ana e koalicionit PAN. Për më tepër, sot u tregua që PAN nuk e ka shumicën e deklaruar parlamentare për themelim të institucioneve”, thuhet në komunikatë.

I ashpër ka qenë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie, që ka shprehur dëshpërimin me zhvillimet në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. “Ne jemi të zhgënjyer që përfaqësuesit e popullit të Kosovës dështuan që të konstituojnë Kuvendin sot. Për Kosovën është e rëndësishme që të ketë Kuvend dhe Qeveri funksionale sa më shpejtë që është e mundur, për t’i adresuar prioritetet urgjente për popullin e këtij shteti”, ka thënë ambasadori Delaëie për Radion Evropa e Lirë.

E gjendur në zjarrin e kritikave, Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për abuzimet e vazhdueshme, që sot kryesuesi i seancës konstituive i ka bërë gjatë drejtimit të seancës, duke treguar njëanshmëri dhe duke i ofenduar jo vetëm fituesit e zgjedhjeve, por edhe institucionin e Kuvendit të Kosovës, duke e hedhur fajin gjetiu.

“Mentaliteti uzurpues dhe manipulues i partisë Vetëvendosje dhe koalicionit të LDK-së është shqetësues jo vetëm për situatën aktuale, as vetëm për një pozicion politik sic mund të jetë pozita e kryeministrit apo kryeparlamentarit, por për kushtetutshmërinë dhe vullnetin e cenuar qytetar, duke krijuar kështu precedentë që nuk i japin zgjidhje problemit, por e legjitimojnë metodën e tyre uzurpatore për shtetin dhe institucionet”, është shprehur PDk.

Kjo e fundit ka marrë mbështetje edhe nga Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq që pohoi se deputetët e Listës do ta mbështet zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Rakiq tha se sa i përket Qeverisë Lista do të negociojë me përfaqësuesit e partive politike gjithnjë duke vënë në interes mirëqenien e popullit serb që jetojnë në Kosovë. Gjithsesi nesër pritet të vazhdojë procesi, por Kosovën e presin të papritura të tjera dhe mbi të gjitha një ngërç institucional, që pritet të zgjidhet me shumë vështirësi.

 

 

 

Next Post
Taksia përplaset me makinën super lukzose, plas sherri mes shoferëve në Tiranë (FOTO)

Taksia përplaset me makinën super lukzose, plas sherri mes shoferëve në Tiranë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit”, Rama jep lajmin

“Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit”, Rama jep lajmin

June 19, 2026
“Siguria në plazh është përgjegjësi e përbashkët”, reagon Ndreu pas mbytjes së dy të miturave në bregdetin e Tales

“Siguria në plazh është përgjegjësi e përbashkët”, reagon Ndreu pas mbytjes së dy të miturave në bregdetin e Tales

June 19, 2026
Vendimi i ri: Shteti do të paguajë faturën e ujit deri në 5 m³ në muaj për familjet me ndihmë ekonomike

Vendimi i ri: Shteti do të paguajë faturën e ujit deri në 5 m³ në muaj për familjet me ndihmë ekonomike

June 19, 2026
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin turistik të Gjirokastrës

Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet patjetër, gati gara për aeroportin turistik të Gjirokastrës

June 19, 2026
Hyrje pa sportele dhe pa kontrolle tradicionale për shqiptarët, Rama zbulon revolucionin dixhital që po vjen për aeroportin e Tiranës

Hyrje pa sportele dhe pa kontrolle tradicionale për shqiptarët, Rama zbulon revolucionin dixhital që po vjen për aeroportin e Tiranës

June 19, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

June 19, 2026
KAS kalon për shqyrtim ankimimin e PD, nesër seancë publike

Protestat/ PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

June 19, 2026
Inaugurohet lidhja e re ajrore Tiranë-Kanada, nga Rinasi drejt Torontos në 10 orë

Inaugurohet lidhja e re ajrore Tiranë-Kanada, nga Rinasi drejt Torontos në 10 orë

June 19, 2026
Të akuzuar për shkelje në tendera/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe zyrtarë të tjerë, ja emrat

Të akuzuar për shkelje në tendera/ SPAK dërgon për gjykim Erion Isain dhe zyrtarë të tjerë, ja emrat

June 19, 2026
Veliaj kujton 21 Janarin: Ols Dado ishte prokurori i çështjes, Strasburgu evidentoi shkelje të rënda në hetim

Veliaj kujton 21 Janarin: Ols Dado ishte prokurori i çështjes, Strasburgu evidentoi shkelje të rënda në hetim

June 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In