• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shkencëtarja Mersini: Babai i internuar më mësoi lumturinë

by Java News
25/09/2015 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkencëtarja shqiptare me famë botërore Laura Mersini Hougton, profesoreshë e fizikës teorike dhe kozmologjisë në Universitetin Amerikan të Karolinës së Veriut në një intervistë dhënë për një radio amerikane krahas arritjeve prestigjioze ne shkencë ka folur për të kaluarën e saj si dhe marrëdhëniet me familjen në regjimin komunist.

Vajza e profesorit të Matematikës Nexhat Mersini ka treguar se kur ishte fëmijë është përballur me vështirësi të shumta ku padyshim ajo që do të mbetet në kujtesë, ishte internimi dy herë i babait të saj vetëm për faktin se vinte nga një familje e pasur që regjimi i kohës i cilësonte si armike të popullit.

Laura në intervistën e saj e përshkruan jetën në regjimin komunist si komplekse dhe me kontradikta të forta. Sipas saj nga njëra anë familja përballej me fatin e internimit të babait pa shkak dhe nga ana tjetër ajo tregon se ishte e rrethuar nga shumë dashuri si brenda familjes ashtu jashtë saj.

Këtë kombinim të dy ekstremeve në ato vite të vështira Laura Mersini e cilëson si eksperiencë shumë interesante. Laura do ta përshkruante ditën e parë të shkollës si një moment të jetës së saj që nuk do ti shlyhej nga kujtesa për shkak të internimit për herë të parë të babait që deri në atë kohë jepte mësim në universitetin e Tiranës në degën e matematikës.

Ajo tregon se vetëm një herë në muaj babai ishte lejuar të vizitonte familjen gjatë kohës që ishte në internim dhe se edhe kontaktet me telefon ishin të limituara në atë kohë. Një tjetër moment interesant i rrëfimit të saj për takimet me babain e internuar Laura tregon se si ai përpiqej ti thoshte gjithnjë të vërtetën rreth origjinës së familjes e cila nuk kishte bërë asgjë të keqe kundër vendit.
Ajo tregon gjithashtu edhe një nga këshillat më të vyera që ajo mori në atë kohë.

“Nga babai mësova se për të pasur një jetë të lumtur dhe të bukur e kisha vetë në dorë pasi gjithmonë do të kishte probleme pavarësisht regjimit ku do të ndodhesha. Bota do të jetë e ndarë mes njerëzve te talentuar që përpiqen të ndryshojnë gjërat dhe njerëzve mediokër që përpiqen ta bëjnë të vështirë jetën për njerëzit e talentuar”, – tregon Laura për një nga mesazhet më të rëndësishme që do ta shoqëronte dhe do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e saj.

Laura Mersini pas adoleshencës së saj mbaroi me rezultate maksimale degën e fizikës, në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Ndërsa pas rënies se regjimit komunist Laura Mersini kreu studimet pasuniversitare në SHBA, dhe në vitin 2000 mori doktoraturën në Universitetin Wiskconsin-Milwaukee.

Aktualisht ajo është një nga shkencëtaret me aktive në SHBA me peshë botërore në fizikën teorike, që ka zbuluar një teori të re të origjinës së “Big Bengut”, që zgjeron njohjen dhe zbulimin e kozmosit dhe të krijimit të gjithësisë në një bashkësi universesh, ‘multiverse”.

Next Post

3.3 milionë njerëz çdo vit vdesin nga ndotja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

Tifozët e Spartak Moskës kundër afrimit të Dakut, slogane fyese ndaj shqiptarëve dhe Kosovës

August 3, 2026
Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

Përhapja e zjarreve në fshatin Opar të Maliqit, përfshihen nga flakët dy banesa

August 3, 2026
Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

Zelensky shkarkon ambasadoren ukrainase në SHBA

August 3, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Më vjen turp, për ty, Albin

August 3, 2026
William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

William dhe Kate çifti më i dashur! Mbreti Charles fiton popullaritet, Meghan jo e preferuar

August 3, 2026
FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

FOTO/ Zjarri në Golem, gjashtë persona përfundojnë në spital pas asfiksisë nga tymi

August 3, 2026
Inovacioni teknologjik nxit pikat e reja të konsumit

Bordi i Paqes: Forcat izraelite do të tërhiqen nga lindja e Gazës pasi të çarmatoset Hamasi

August 3, 2026
“Hakerat tentuan të hyjnë në e-mailin e Dumanit”, SPAK zbardh detajet: Sistemi i IT-së nuk u prek, janë marrë disa informacione…

“Shtëpitë u blenë me paratë e drogës”, familja Çela denoncon për shpifje në Itali ish-kreun e SPAK

August 3, 2026
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?

August 3, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Protesta, ministri Lamallari zbulon: Kam shpallur të tjerë “non-grata”, janë kërcënim për vendin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com