• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkencëtarët: Stresi i babait gjatë shtatzënisë çon në probleme me sjelljen tek fëmija

by Java News
07/08/2019 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një baba që është i stresuar gjatë shtatëzanisë së gruas së tij ka më shumë të ngjarë të ketë fëmijë me probleme emocionale dhe të sjelljes, sipas hulumtimeve të reja të cituara nga Telegrafi.

Të dhënat e studimit të botuara në revistën shkencore Development & Psychopathology, tregojnë se fëmijët, baballarët e të cilëve kishin stres gjatë shtatëzanisë së nënës së tyre ishin më kokëfortë dhe nervozë.

Hulumtimet e deritanishme ishin përqendruar kryesisht te nëna. Ndërsa studimi i ri i kryer nga Universiteti i Kembrixhit, është i pari që shqyrton ndikimin e shëndetit mendor të të dy prindërve në zhvillimin e një fëmije dhe vëzhgimin  e këtij të fundit në dy vitet e para të jetës së tij.

Kreu i studimit aktual, Profesor Claire Hughes, thekson rëndësinë e mos mbingarkesës së marrëdhënies së fëmijës me babanë. Sipas saj,  problemet e hershme në marrëdhënien e fëmijës me të dy prindërit mund të kenë efekte afatgjata.

Duke komentuar rezultatet e hulumtimit, Profesor Claire Hughes thekson nevojën për mbështetje psikologjike në fazë të hershme për çiftin, në mënyrë që të dy prindërit të përgatiten më mirë për kalimin në prindër.

Gjithashtu u zbulua se  fëmijët dy vjeç kishin më shumë të ngjarë të shprehnin probleme emocionale – të pakënaqur, me ankth, duke qarë, të frikësuar lehtë ose të kapeshin në situata – nëse prindërit e tyre kishin probleme me njëri-tjetrin në periudhën e parë pas lindjes.

Problemet në marrëdhëniet e prindërve me këto reagime emocionale tek fëmijët shkojnë nga mungesa e lumturisë në çift tek grindjet dhe llojet e tjera të konflikteve.

Autorët e studimit argumentojnë se, megjithëse ekzistojnë faktorë gjenetikë që shpjegojnë pjesërisht se si prindërimi para lindjes ndikon tek fëmija, ata nuk mund të mbështeten tek ata për të gjetur shpjegime të plota.

Ata ngrejnë hipotezën se mbase stresi i nënës që jeton me një partner të mjerueshëm ose stresues mund të transferohet brenda fetusit, edhe nëse vetë nëna nuk është as e lumtur dhe as e stresuar.

Në studim, studiuesit vlerësuan statusin psikologjik të 438 çifteve që pritet të bëhen prindër përmes pyetësorëve dhe intervistave.

Në mënyrë të veçantë, pjesëmarrësit raportuan simptoma të ankthit ose depresionit gjatë tremujorit të tretë të shtatëzanisë.

Këto analiza u përsëritën në katër, 14, dhe 24 muaj pas lindjes.

Ato përfshinin analiza të cilësisë së marrëdhënies së çiftit dhe ndjenjave si dhe sjelljeve të fëmijës. /l.m

Next Post
Në Bashkinë e Vorës është udhëzuar një aksion pastrimi në të gjithë territorin

Në Bashkinë e Vorës është udhëzuar një aksion pastrimi në të gjithë territorin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për shqyrtimin e dekretimit të Diellës si ministre

March 11, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

March 11, 2026
Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

Shtrenjtohet nafta, Braçe në komisionin e Ekonomisë: Çmimi është caktuar dje me një mesazh, në orën 4!

March 11, 2026
Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

Kushtetuesja tha se mbyllja e TikTok cenoi lirinë e shprehjes, reagon Rama

March 11, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

Hekurudha Tiranë-Durrës/ Karakaçi jep detajet: Projekt i rëndësishëm, 11.7 milionë euro hua nga BERZH

March 11, 2026
Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

Alarmi për mina në Hormuz, Europa përgatit eskortën ushtarake detare

March 11, 2026
Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

Ish- deputeti i PD shpërthen ndaj Flamur Nokës: Trim palaço, godet vetëm ata që s’i bëjnë rrezik

March 11, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Ilir Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

March 11, 2026
Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

Kriza iraniane, qeveria greke ngrin fitimin e privatëve mbi ushqimet dhe karburantet

March 11, 2026
Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

Kush do të zëvendësojë Prodën? 8 kandidatë zyrtarë, sot afati i fundit për aplikimet

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In