• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëmbim territoresh me Serbinë? Ja rezultatet e sondazhit

by Eduard Zaloshnja
08/02/2019 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Nga një sondazh elektronik që zhvillova për një revistë anglisht në Tiranë, rezultoi se 45% popullsisë shqiptare të Kosovës është pro shkëmbimit të territoreve me Serbinë, me kusht që kjo e fundit të njohë zyrtarisht shtetin e Kosovës.  Nga ana tjetër, 41% janë kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë, çfarëdo qoftë çmimi. Ndërsa 14% janë të pavendosur (Shihni grafikun shoqërues).

Meqenëse sondazhi ishte elektronik dhe pyetësori ishte në shqip, probabilitetin për t’iu përgjigjur e kishin vetëm shqiptarë të Kosovës me akses në internet dhe në media sociale. Pjesëtarë të pakicave kombëtare dhe shqiptarë të Kosovës pa akses në internet dhe media sociale nuk kishin mundësi të merrnin pjesë në sondazh. Sidoqoftë, duke ditur penetrimin e lartë të internetit dhe telefonisë celulare ndër shqiptarët e Kosovës, mund të thuhet se rezultatet e sondazhit përfaqësojnë me përafërsi të madhe opinionin e popullsisë shqiptare në Kosovë.

Fakti që pjesa e popullsisë shqiptare të Kosovës mbështetëse e shkëmbimit të territoreve me Serbinë (me kusht që kjo e fundit të njohë zyrtarisht shtetin e Kosovës) nuk ka arritur pikën kritike 50%, përbën një problem për një marrëveshje që mund të nënshkruajë eventualisht Thaçi me Vuçiçin. Që një marrëveshje e tyre të ketë kuptim e jetë të gjatë, mbi 50% e popullsisë shqiptare të Kosovës duhet të jetë dakord me të (është tjetër historia me serbët e Kosovës e të Serbisë).

Zanafilla e idesë së shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës duket se ka nisur në takimin e Helsinkit me Trump-it dhe Putinit, sepse fill pas tij, Thaçi dhe Vuçiçi hodhën idenë e “korrigjimit të kufijve”, në shkëmbim të njohjes zyrtare të shtetit të Kosovës nga Serbia. Dhe sinjalet nga Ushingtoni  e Moska kanë qenë pro një marrëveshje të tillë. Por Thaçi, siç duket, nuk ka qenë bindës deri më sot, si ndaj publikut kosovar, edhe ndaj kancelerive europiane.

Shqiptarët e Kosovës që janë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve me Serbinë (41%), për sa kohë nuk dallojnë një transparencë të plotë nga Thaçi, e përderisa shohin hezitim nga kanceleritë europiane, mbeten të vendosur në kampin e “jo-së”. Ndërsa të pavendosurit (14%) duket se janë të tërhequr nga ideja se Uashingtoni është prapa kësaj marrëveshje, por dyshimtarë ndaj motiveve të Thaçit dhe të frikësuar nga fakti që kanceleritë europiane janë hezituese.

Që marrëveshja eventuale mes Vuçiçit dhe Thaçit të ketë sukses afatgjatë në Kosovë, duhet që 14-përqindëshi i pavendosur të bindet nga ky i fundit se pas kësaj marrëveshje nuk ka motive të fshehta të tij dhe se kanceleritë europiane (të paktën më kryesoret) binden prej tij. Por deri më sot Thaçi ka qenë shumë ambig, si në daljet e tij në mediat vendase dhe në ato europiane. Ndërkohë, kundërshtarët e marrëveshjes, të paktën në Kosovë kanë qenë shumë më zëfortë.

Thaçit deri më sot duket se nuk i ka mjaftuar argumenti “pas kësaj marrëveshje qëndron Uashingtoni e Moska” – vetëm 45% të popullsisë shqiptare të Kosovës janë aktualisht dakord me një marrëveshje që do sakrifikonte truall të Kosovës, në shkëmbim të njohjes së shtetit kosovar nga Serbia.

Pa bindur edhe 14-përqindëshin e pavendosur, Thaçi do të bëjë mirë të mos e nënshkruajë marrëveshjen me Vuçiçin, pavarësisht nga ftesa që mund t’i ketë bërë Trump-i për ta nënshkruar atë në Shtëpinë e Bardhë…

/afp.al

Next Post
Ermonela tregon Traviatën e saj qe u shfaq në 1500 salla te botës

Ermonela tregon Traviatën e saj qe u shfaq në 1500 salla te botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In