• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Shkëlzen Berisha vazhdon alibinë: Drejtësia amerikane i rrëzoi akuzat se unë vrava në Gërdec!

by Java News
03/07/2021 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shkëlzen Berisha ka reaguar lidhur me dështimin e tij përfundimtar përballë drejtësisë amerikane sa i përket betejës me gazetarin amerikan Guy Lawson për librin ‘Armët dhe Çunat’, që ka në thelb tragjedinë e Gërdecit.

Djali i ish kryeministrit Sali Berisha thotë se nuk ka vrarë në Gërdec dhe se vendimi i drejtësisë së SHBA i duket i pakuptimtë.

Më herët, Shkëlzen Berisha e kishte humbur çështjen edhe në një sërë shkallësh të tjera ku ishte detyruar të bënte apelimet përkatëse.

Pra, edhe njëherë drejtësia amerikane nuk e vendos në dyshim përfshirjen e tij në skandalin e Gërdecit, ku u vranë 28 persona dhe mbetën të plagosur qindra të tjerë.

Më poshtë po përcjellim reagimin e plotë:

“Te dashur miq,

Ne vitin 2017 une ngrita nje padi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kunder Efraim Diverolit dhe dy punonjesve te tjere te AEY, Alexander Podrizki dhe David Packouz, per deklaratat e tyre te genjeshterta ne lidhje me mua, te cilat kishin qellim te mbeshtetnin skemen e tyre kriminale per te mashtruar qeverine e Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Si pjese e kesaj ceshtje gjyqesore, une gjithashtu padita Guy Lawson dhe botuesit e librit te Lawson “Qente e Luftes” (apo “Armet dhe Cunat”) per publikimin e papergjegjshem te genjeshtrave te z. Diveroli dhe bashkpunetoreve te tij. Ne kete liber z. Lawson nuk arriti te permbushe as standartet me minimale te gazetarise. Ai qellimisht shmangu intervista me mua dhe njerez te tjere qe kundershtonin genjeshtrat e Diverolit.

Ai vendosi te bazohej ne deklaratat e pabazuara te nje grupi mashtruesish kronike dhe krimineleve te denuar, të cilet Lawson I pagoi per variantet e tyre te ngjarjes. Po ashtu per te formesuar shpifjet e tij z. Lawson perdori si burime te “besueshme” Erion Veliaj, Andi Belliu dhe Gary Kokalarin (te cilin vete Lawson e konsideronte te pabesueshem pasi e shihte si “maniak te terbuar me axhende private”)te cilet ose nuk pranuan te deshmojne gjate gjyqit ose deklaruan nen betim se nuk kishin asnje dijeni per ndonje perfshirje timen ne kete histori.

Vendosa te ngre kete padi per ti shkuar te vertetes deri ne fund dhe gjithashtu per te bere pergjegjes para ligjit, persona dhe entitete qe kishin perfituar miliona dollare mbi shpifjet e ngritura ndaj meje.

Pergjate gjithe kesaj sage ligjore dolen dokumenta qe vertetuan katerciperisht se te gjitha pretendimet e shkruara nga z.Lawson per gjoja perfshirjen time ne trafikun e armeve ishin shpifje. Para gjykatave amerikane, duke deshmuar nen betim, z.Diveroli deklaroi jo vetem se kishte trilluar per perfshirjen time, por sqaroi dhe aresyet e ketij mashtrimi.

Ato u provuan si shpifje edhe nga raporti i hetuesve te Departamentit te Mbrojtjes te SHBA, te cilet gjeten se Podrizki qe pretendonte se kishte qene ne nje takim me mua, nuk e njohu Shkelzen Berishen kur hetuesit I treguan foton e tij. Me tej akoma kur z.Belliu deklaroi nen betim per gjykaten se ai nuk me njihte fare dhe nuk kishte asnje dijeni per perfshirjen time ose jo ne historine e Gerdecit apo AEY. Apo dhe me keq kur “burim i besueshem” Erion Veliaj refuzoi te vinte per te deshmuar para gjykates shpifjet e percjella per z.Lawson.

Ndonese i kontaktuar nga une si dhe me akses te plote ne dhjetra deklarata publike te miat dhe shume te tjereve qe hidhnin poshte genjeshtrat e tij, z.Lawson nuk me kontaktoi kurre per te degjuar te verteten qe mund t’i prishte xhepit te tij fitimet e siguruara ,permes shpifjeve ndaj meje,nga kontrata me shtepine botuese.

Ne pamundesi per te mbeshtetur me fakte dhe argumenta shpifjet e publikuara dhe per t’i bere bisht nje perballje para jurise, z.Lawson vendosi te “fshihet” pas percaktimit tim si person publik duke zhvendosur debatin ligjor nga vertetesia e pretendimeve, tek mungesa e keqdashjes ne publikimin e shpifjeve ne fjale. Thene shkurt ju pervodh thelbit te ceshtjes duke deklaruar se ai thjesht kishte besuar listen e e shpifesve qe ne momentin e ballafaqimit ose nuk u paraqiten ne gjyq ose pranuan nen betim se kishin mashtruar.

Pra ne asnje nga tre shkallet e sistemit gjykatesit nuk vleresuan vertetesine e shpifjeve te z.Lawson por nese ato ishin bere ose jo me keqdashje.

Eshte pikerisht kjo aresyeja perse dy gjykates te Gjykates se Larte te SHBA ne nje vendim jo kaq te zakonshem vendosen te publikonin mendim ndryshe nga shumica duke kerkuar shkeputjen nga standarti i vitit 1964 sipas te cilit debati per shpifjen ndaj personave publik duhet kufizuar vetem me mungesen ose jo te vetedijes per shipfjen dhe keqdashjes se atij qe shpif, pasi ne kete menyre viktimave te ketyre shpifjeve, u hiqet cdo mundesi per t’i adresuar ato dhe per te kerkuar drejtesi per demin e krijuar.

Ndonese do te kisha dashur qe ky te ishte vendimi i shumices, mendimi i dy gjykatesve te nderuar tregon se beteja ime ligjore ka qene e bazuar tek qellimi per te kerkuar dhe nxjerre te verteten.

Por mbi te gjitha transparenca mbi dokumentet dhe deshmite e siguruara pergjate ketij procesi kane provuar para publikut, se gjithe pretendimet per perfshirjen time ne kete afere kane qene shpifje duke me hequr kesisoj barren morale te genjeshtrave qe kane synuar te me perbaltin pergjate gjithe ketyre viteve dhe duke provuar pertej cdo dyshimi se nuk kam pasur asnje lidhje me ceshtjen ne fjale”, shkruan Shkelzen Berisha. TEMA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Arsyet kanë tejkaluar ligjin’- Gjykata e Lartë e la Veliajn në qeli, avokati Ndreca: Po cenohet mandati i të zgjedhurit, s’po lejohet të ushtrojë detyrën

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

November 23, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Siguracioni i makinave drejt shtrenjtimit? TPL mund të rritet nga 220 në 400 euro në vit, çfarë parashikon ligji i ri

November 23, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

November 23, 2026
“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

“Akuzat për trafik armësh janë dashakeqe”, Nufi: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë dhe industrinë e mbrojtjes

November 23, 2026
Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

Takimi i studentëve me Ramën, Gonxhja: Ishin në sintoni me kërkesat e shumë prej protestuesve

November 23, 2026
Përfundimet e Këshillit Evropian për zgjerimin e BE, ministri Hoxha: Një shans historik për Shqipërinë

“Mbështesim Ukrainën, por nuk sulmojmë Rusinë” / Droni që goditi anijen ruse në Libi, Hoxha: Shqipëria në shënjestër sepse…

November 23, 2026
“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

“Spiropali të paguajë taksat si të gjithë!” / Drejtori i Tatimeve: Bashkëshorti i saj na kërcënoi inspektorët! Evazion fiskal në…

November 23, 2026
Antifashizmi, trashëgimi që duhet mbrojtur / Historianët dhe veteranët bëhen bashkë në Akademinë e Shkencave

Antifashizmi, trashëgimi që duhet mbrojtur / Historianët dhe veteranët bëhen bashkë në Akademinë e Shkencave

November 23, 2026
“5 miliardë euro të ardhura, por larg pritshmërive” / Kreu i Tatimeve: Nëse do të mblidhnim sa Bosnja, do të siguronim pensionet e një viti

“5 miliardë euro të ardhura, por larg pritshmërive” / Kreu i Tatimeve: Nëse do të mblidhnim sa Bosnja, do të siguronim pensionet e një viti

November 23, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Kujdes, po vjen një javë e pazakontë! Meri Shehu paralajmëron kthesa të forta nga Hëna e Re

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In