• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëlzen Berisha tek “CEZ”/ Balla: Mori 200 mijë euro nga Ismail Mulleti i “Panama Papers” (Faksimile)

by Java News
28/02/2017 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni hetimor për privatizimin e OSSH-së ka prodhuar sërish debate mes Taulant Ballës dhe djalit të ish kryeministri Berisha, Shkëlzen Berisha, duke sjellë për herë të tretë dështimin e seancës së dëshmisë.

Balla fillimisht i është referuar dëshmisë së Nue Kalajt, duke thënë se policia ka kërkuar në shtëpinë e tij Kalajn, por ai nuk është gjendur, teksa e shoqja ka thënë se nuk ka dijeni për vendndodhjen e tij.

Pas kësaj në sallë është futur Shkëlzen Berisha i cili ka vijuar duke thënë se nuk mund të betohet para një kryetari komisioni të dënuar. Kreu i komisionit i ka fikur mikrofonin Berishës dhe prej aty ka nisur debati mes të dyve. Shkëlzen Berisha e ka cilësuar si palaçon e Ramës, ndërsa Taulant Balla është shprehur se ai është shembulli se përse duhet vettingu.

Pas largimit të Shkëlzen Berishës, Taulant Balla është shprehur se ai ka përfituar 200 mijë euro nga Ismail Mulleti, emri i të cilit doli dhe në “Panama Papers”.

Emri i Ismail Mulletit u përfol në skandalin e Panama Papers që hidhte dritë mbi paratë e shqiptarit. Mulleti ishte bashkëpronar i GFI Technologies me një izraelit të quajtur Assaf Halkin. Kjo kompani në Shqipëri ka fituar koncensionin e markimit të karburanteve në kohën e qeverisë Berisha.

Sipas Ballës, Shkëlzen Berisha dhe qeveria e të atit kishin lidhje me Ismail Mulletin.

 “Seanca e sotme tregon sa i rëndësishëm është Vettingu, pasi ky dhe babai i tij janë mësuar të caktojnë gjyqtarët dhe të bëjnë si të duam. Ky komision nuk ka dyshime që Nue Kalaj ka pasur lidhje, sepse kemi edhe prova filmike. Një provë shumë e rëndësishme që e lidh këtë person me pagesat e dyshimta.
 
Banka e nivelit të dytë e cila na ka sjellë transaksionin të ardhura në llogaritë e Shkëlzen Berishës, që nuk ka paguar asnjë taksë. Vetëm në një ditë ky dëshmitar në datën 22 qershor 2009 ky person ka marrë 200 mijë euro nga Ismail Mulleti, kemi transaksionin, prandaj nuk përgjigjet dhe fshihet ky person, pas një palo vendimi të një gjyqtari të emëruar nga babai, por që nuk ka lidhje me këtë cështje.-tha Balla.

*Faksimile e transfertës 200 mijë euro nga Ismail Mulleti te Shkëlzen Berisha

DEBATET

Balla: Formulën e betimit e lexon Ulsi Manja, sekretar i komisionit hetimor.

Shkëlzen Berisha: I dënuar kryetar, i nderuar sekretar, unë kam paraqitur një kërkesë me shkrim për përjashtimin e kryetarit të këtij komisioni. Jama njoftuar nga media edhe pse nuk më është dhënë asnjë shkresë me shkrim. Ky vendim që keni marrë është marrë në shkelje të hapur me kodin e procedurës penale

Balla i fik mikrofonin: E drejtoj unë seancën këtu

Shkëlzen Berisha: Ti je një shpifës i dënuar nga gjykata

Balla: Ti ke ardhur këtu për të bërë teatër.

Shkëlzen Berisha: O shpifës

Balla i fik sërish mikrofonin

Balla: Ka ikur koha kur ti jepeje fjalën

Shkëlzen Berisha: Palaçoi i Ramës

Balla: Nëse nuk bën betimin del përjashta

Balla: Zotëria po fyen institucionin, dil përjashta, garda ta shoqërojë!

Next Post
FOTO/ Heronjtë grekë duke bërë shqiponjën, çmenden grekët

FOTO/ Heronjtë grekë duke bërë shqiponjën, çmenden grekët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti 2027/ Komisionet e miratojnë nen për nen vetëm me votat e PS, 8 institucione kërkojnë fonde dhe staf shtesë, mes tyre ato të Drejtësisë

Buxheti 2027/ Komisionet e miratojnë nen për nen vetëm me votat e PS, 8 institucione kërkojnë fonde dhe staf shtesë, mes tyre ato të Drejtësisë

November 19, 2026
Debatet/ Kufizime të reja për protestat, Komisioni miraton masat! Opozita: Do t’i çojmë në Kushtetuese

Debatet/ Kufizime të reja për protestat, Komisioni miraton masat! Opozita: Do t’i çojmë në Kushtetuese

November 19, 2026
Braktisi makinën me 12 kg drogë në autostradën Tiranë-Elbasan dhe u arratis, në kërkim 22-vjeçari, shoku u arrestua!

Braktisi makinën me 12 kg drogë në autostradën Tiranë-Elbasan dhe u arratis, në kërkim 22-vjeçari, shoku u arrestua!

November 19, 2026
“Partneritet më i fortë”- Ministri Hoxha pret ambasadoren e Danimarkës: Rihapja e ambasadës në Tiranë, votë besimi për Shqipërinë!

“Partneritet më i fortë”- Ministri Hoxha pret ambasadoren e Danimarkës: Rihapja e ambasadës në Tiranë, votë besimi për Shqipërinë!

November 19, 2026
Në arrati për sulmin terrorist në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend!

Në arrati për sulmin terrorist në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend!

November 19, 2026
“Të gjithë duan të bëhen moderatore”- Rike Roçi thumbon vajzat që vijnë nga “reality show”: Në Shqipëri s’të marrin seriozisht nëse…

“Të gjithë duan të bëhen moderatore”- Rike Roçi thumbon vajzat që vijnë nga “reality show”: Në Shqipëri s’të marrin seriozisht nëse…

November 19, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Shqiptarët e zemëruar, kemi qenë më mirë kur kemi qenë më keq?

November 19, 2026
Figura të larta të FIFA-s i kërkojnë Infantinos ta heqë ose ta depolitizojë çmimin e paqes

Dy konkurrentë i rrezikojnë ‘fronin’! Diallo dhe Tashima kundër Infantinos, zyrtarizohen tre kandidaturat për kreun e FIFA-s

November 19, 2026
“Dy ditë afat të përgjigjeni!”- KEK-u i Kosovës nën presionin e kërkesave të punëtorëve, paralajmërohen protesta

“Dy ditë afat të përgjigjeni!”- KEK-u i Kosovës nën presionin e kërkesave të punëtorëve, paralajmërohen protesta

November 19, 2026
“Suksesi nuk matet vetëm me miliarda euro”- Buxheti 2027, Demo: Rritje pagash me 27% për 8 mijë punonjës të Policisë së Shtetit!

“Suksesi nuk matet vetëm me miliarda euro”- Buxheti 2027, Demo: Rritje pagash me 27% për 8 mijë punonjës të Policisë së Shtetit!

November 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In