• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkëlzen Berisha përballë drejtësisë perëndimore dhe asaj shqiptare

by Mero Baze
27/01/2023 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në vitin 2010 një nga televizionet më të shikuara në botë, Al Jazera, realizoi një dokumentar mbi tragjedinë e Gërdecit. Ky është dokumentari i parë në një media të njohur botërore që përmend Shkëlzen Berishën si njeriu që qëndron pas biznesit të demontimit në Gërdec. Pasi dokumentari u shfaq, Berisha nisi presionet.

Kolegia jonë Ilva Tare, që ishte bashkëpunëtorja kryesore e produksionit, u vu nën akuza nga më të pështirat prej vet Berishës, ndërsa Shkëlzen Berisha përmes një prej studiove më të njohura të avokatisë në Britani të Madhe, Old Bailey, kërcënoi televizionin Al Jazera, duke kërkuar dëmshpërblim financiar, kërkim falje, si dhe heqjen e dokumentarit nga ëebsite i Al Jazeras .

Avokatët e Al Jazeras e shqyrtuan padinë dhe kuptuan se ai po luante bllofin. Dhe thjesht ju përgjigjën “see you in court” (shihemi në gjykatë).

Pas kësaj, Shkëlzeni dhe avokatët e tij e tërhoqën akuzën. Dokumentari është ende online. https://m.youtube.com/ëatch?v=n-yRG3YqYbkë

Një prej prokurorëve me të cilët biseduan gazetarët ishte dhe Altin Dumani, sot drejtues i SPAK.

Të njëjtën skemë Shkëlzeni e përdori dhe ndaj botuesve amerikanë të librit mbi historinë tjetër korruptive të tij në Gërdec, që u shoqërua me vdekjen misterioze të Kosta Trebickës dhe burgosjen e partnerëve të tij amerikanë.

Atyre u kërkoi 60 milionë euro, por jo vetëm që humbi gjyqin, duke i mbetur të pahedhura poshtë akuzat ndaj tij nga shtypi amerikan, por gjyqi zbuloi dhe dëshmi të reja si ajo e vajzës së Kosta Trebickës, që dyshon se babi i saj është zhdukur prej grupit të tij.

Po i risjell këto dy histori për të treguar standardin perëndimor me të cilin gjykohen Berishët si hajdutë dhe vrasës, dhe standardin shqiptar ku janë ende të paprekshëm.

Me standardin e SHBA, atë gjyqësor të privuar nga vet Shkëlzen Berisha, atij i mbeten në kurriz gjithë akuzat që i ka bërë Neë York Times dhe autori i librit për Gërdecin, të cilët e kanë akuzuar si njeri kryesor pas asaj afere.

Me standardin shqiptar ai thirret për herë të parë pas 15 vitesh në gjykatë.

Me standardin britanik të drejtësisë, ai as guxon të shkojë në gjykatë të mbrohet nga akuzat, nga një dokumentar që dëshmon se ai qëndron pas historisë gjakatare të Gërdecit, kurse me standardin shqiptar ai për 15 vite investon paratë e vjedhura mes të tjerash dhe në Gërdec, dhe i ri-investon formalisht në mënyrë cinike në Gërdec, afër 26 varreve që ka hapur.

Do të mjaftonin vetëm këto dy raste të mënyrës se si drejtësia perëndimore sillet me një të inkriminuar si Shkëlzen Berisha dhe mënyrës se si e lë të livadhisë drejtësia shqiptare, për të kuptuar çfarë ka që është çmendur Sali Berisha këto ditë.

Akoma më shumë vlen për t’u kuptuar përse Berishët janë “non grata” në SHBA dhe Britani të Madhe. Jo nga lobimi i Gon Nezës, por nga përballja me drejtësinë e atyre vendeve, të cilat kanë pas rastin të gjykojnë pse ai nuk mund të jetë i pafajshëm në Gërdec.

 

 

Next Post
Moderatori befason me deklaratën e tij: Butrint Imeri është zero me xhufkë, Luizi e ha për mëngjes, para kafes

Moderatori befason me deklaratën e tij: Butrint Imeri është zero me xhufkë, Luizi e ha për mëngjes, para kafes

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Prit e prit, a ka të sosur, kur të shohëm, Sali dhe Zen Berishën të prangosur ?
    Për ju zonja Kim – usa ambasadore – është kjo pyetje….
    Këtu fillon drejtësia….

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In