• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkeljet në rrugë/ Policia arreston 8 shoferë, 6 në gjendje të dehur dhe 2 pa patentë

by Java News
12/03/2023 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aksidentet e ditëve të fundit me pasojë vdekjen, kanë shtuar kontrollet policore për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor.

8 drejtues mjetesh janë vënë në pranga, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe dy të tjerë për drejtim mjeti pa patentë.

Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se falë kontrolleve të shtuara, janë pezulluar 109 leje drejtimi, 83 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 22 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të automjetit bëri që të ndëshkoheshin me masë administrative 628 shoferë, ndërsa 211 të tjerë janë gjobitur për parakalime dhe manovra të gabuara.

Po kështu, gjatë kësaj jave, 395 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvënien e rripit të sigurimit, ndërsa 103 drejtues motomjetesh janë gjobitur për mosvendosje të kaskës mbrojtëse e shenjave sinjalizuese gjatë natës.

Kjo javë, fatkeqësisht regjistroi një bilanc të rënduar të aksidenteve rrugore, ku brenda 24 orëve humbën jetën 6 persona, 3 të rinj në Sauk dhe 3 persona të tjerë nga aksidente të ndodhura në Durrës, Kavajë dhe Korçë.

Gjithashtu të shtunën një i ri humbi jetën në Dibër teksa ndodhej pasagjer brenda automjetit të mikut të tij.

/s.f

Next Post
SPAK dërgon për gjykim ish-shefin e Krimeve të Policisë së Elbasanit

Gjykata e Posaçme vendos në sekuestro pronat e ushtrisë në Sarandë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com