• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shkelën ‘shtetrrethimin’ / Arrestohen pesë shoferë, tre ishin “tapë” në timon

by A R
15/03/2020 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë drejtues mjetesh që kanë thyer urdhrin janë arrestuar nga policia, tre prej tyre madje kanë qenë të dehur në timon, ndërsa dy të tjerët kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Ndërkohë që në Durrës një shofer është proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Po gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative, pra gjoba 334 drejtues mjetesh, si dhe janë bllokuar 18 makina. Prej datës 13 mars në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 1230 drejtues mjetesh, janë arrestuar në flagrancë 8 në gjendje të dehur, 2 për kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht, për mosbindje të urdhrit të punonjësit të Policisë.

“Në Tiranë janë vënë në pranga 3 shtetas, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në shkelje të ndalim qarkullimit, si dhe rezultuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, konkretisht shtetasi me iniciale S. M., në masën 0.83 mg/l., shtetasi me iniciale B. D., në masën 1.06 mg/l, si dhe shtetasi me iniciale K. M., në masën, 0.87 mg/l. Po në Tiranë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. H., drejtues i mjetit dhe G. H., pasagjer i mjetit, pasi duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për verifikimin e dokumentacionit të mjetit, për shkak të shkeljes së ndalim qarkullimit.

Në Durrës, nga oficerët e Policisë Rrugore u procedua penalisht shtetasi A. B., pasi duke drejtuar mjetin në kundërshtim me urdhrin për ndalim qarkullimi, ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e Policisë. Nga Drejtoria e Policisë Rrugore janë përpunuar dhe u është kthyer përgjigje 17123 shtetasve që kishin dërguar kerkesa në adresën policiarrugore@asp.gov.al, kundrejt 25 mijë që kanë mbërritur gjithsej deri në këto momente. Gjatë 24 orëve të fundit janë pritur 1139 telefonata, të cilave iu është dhënë sqarimi ligjor, në lidhje me kërkesat e tyre” deklaron policia.

Next Post
Gjashtë orë në këmbë… Kthehen shkodranët që punojnë në Malin e Zi

Gjashtë orë në këmbë... Kthehen shkodranët që punojnë në Malin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In