• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkel për herë të parë në tokën shqiptare, Partiarku i Rusisë Kirill

by Java News
28/04/2018 16:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka mbërrtitur në aeroportin  Rinasit partiarku rus Kirill në kuadër të një vizite dy ditore në vendin tonë. Kjo është hera e parë që Kirill vjen në Shqipëri, teksa gjatë qëndrimit të tij dy ditor do të takohet me kryepeshkopin Janullatos, por edhe me kreun e shtetit Ilir Meta dhe zyrtarë të tjerë të lartë në vendin tonë.

Mësohet gjithashtu se gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, Patriarku rus do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit në Durrës, por edhe qytetin e Beratit.
Patriarku ka mbërritur i rrethuar me forca të shumta sigurie, të cilët do të ruajnë partiarkun rus Kirill gjatë agjendës së tij në Shqipëri.

Axhenda e takimeve

Të shtunën, më 28 prill 2018, ora 16:00, Kryepiskopi Anastas, i shoqëruar nga anëtarët e Sinodit të Shenjtë, do të presë Patriarkun Kirill në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Më pas do të vijojë Dhoksologjia zyrtare në Katedralen e Hirshme “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.
 
Ditën e diel, më 29 prill, në mëngjes, të dy Primatët e Kishave do të bashkëmeshojnë në Katedralen e Hirshme “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë, me pjesëmarrjen e klerikëve të të dyja Kishave. Më pas, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë do të shtrojë drekën zyrtare në MAK Albania Hotel.
 
Pasdite, ora 18:00, do të jepet shfaqja festive në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale. Në fillim do të kryhet prezantimi i botimit në rusisht të librit të Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, “Deri në skajet e dheut”. Në Liturgjinë Hyjnore dhe në shfaqjen festive do të marrë pjesë edhe Kori Sinodal i Patriarkanës së Moskës. Në mbrëmjen e së dielës, Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, do të shtrojë një darkë në Pallatin e Brigadave.
 
Të hënën, më 30 prill, Patriarku Kirill do të ketë takime zyrtare, në Selinë e Presidencës, me Shkëlqesinë e Tij, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, si dhe në Selinë e Kryeministrisë, me Shkëlqesinë e Tij, Kryeministrin, z. Edi Rama. Në fund do të vizitojë Manastirin e Shën Vlashit, Durrës dhe Akademinë Orthodhokse Theologjike “Ngjallja e Krishtit”. Largimi i vizitorit të lartë parashikohet në orën 14.00, nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
 
Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, ka vizituar zyrtarisht Kishën Orthodhokse të Rusisë më 1999. Në Moskë, në një ceremoni zyrtare në Qendrën Kulturore të Kishës Katedrale të Shpëtimtarit, Kryepiskopi Anastas është nderuar me Çmimin “Për kontribut të shquar për unitetin e Orthodhoksëve” (2008).

ma.me

Next Post
Tiranë/ Ngacmonte seksualisht adoleshenten, prangoset 33-vjeçari

Akuzohet se abuzoi me nxënësit e shkollës, pezullohet mësuesi në Delvinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

October 25, 2026
Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

October 25, 2026
Rama përshkallëzon qëndrimin pas protestave, paralajmëron masa ligjore kundër dhunës dhe premton më shumë mbështetje për qytetarët

Rama përshkallëzon qëndrimin pas protestave, paralajmëron masa ligjore kundër dhunës dhe premton më shumë mbështetje për qytetarët

October 25, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

“Je i marrë fund, je i pashpresë”, Berisha i përgjigjet Ramës për paketën anti-dhunë dhe paralajmëron vijimin e protestave

October 25, 2026
Pas 46 bashkive, 7 rajone?

Një profil statistikor i votuesve opozitarë dhe mosvotuesve në Tiranën urbane

October 25, 2026
VIDEO/ Reshjet e dendura përfshijnë Vlorën, balta dhe dherat “pushtojnë” rrugët, vështirësi në qarkullimin e automjeteve!

VIDEO/ Reshjet e dendura përfshijnë Vlorën, balta dhe dherat “pushtojnë” rrugët, vështirësi në qarkullimin e automjeteve!

October 25, 2026
Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

Shqiptarët garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet në Serbi

October 25, 2026
Pas natës së dhunës në Tiranë, rrugët i kthehen normalitetit, bizneset në zonat e prekura nuk hapin qepenat!

Pas natës së dhunës në Tiranë, rrugët i kthehen normalitetit, bizneset në zonat e prekura nuk hapin qepenat!

October 25, 2026
“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

“Ju jeni errësira që i mbylli dritën e syrit”, Rama për plagosjen e 28-vjeçarit në protestë: U kujdesa personalisht për kurimin e tij

October 25, 2026
La Repubblica: Giorgia Meloni drejt dorëheqjes në mars 2027, zbulohet skenari për zgjedhje të parakohshme

La Repubblica: Giorgia Meloni drejt dorëheqjes në mars 2027, zbulohet skenari për zgjedhje të parakohshme

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In