• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shkatërruesit e arsimit, dhe “produkti” i tyre në protestë

by Artur Ajazi
16/12/2020 13:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Gjithnjë dhe më shumë, analistë dhe specialistë të edukimit dhe shkollimit të fëmijëve dhe përgjithësi të rinisë, po e vënë theksin tek rritja e cilësisë dhe reformat e shumta që kanë ndodhur prej 30 vitesh në sektorin e arsimit. Ajo ç’ka ishte e dukshme në protestën e dhunshme të ditëve të fundit në Tiranë dhe rrethe, natyrisht ishte edhe tipari i saj, mungesa e dukshme e “liderit” mes tyre, mosha e vogël, dhe niveli arsimor i tyre.

Kjo e fundit bashkë me moshën e të rinjve ( shumica 12 deri 16 vjeç) ishin dhe shkaku kryesor i analizave të shumta objektive të cilat rezultuan në një fjalë të vetme “mungesë edukimi dhe formimi”. Ata fëmijë nuk lindën të paedukuar, të paformuar, të paarsimuar, nuk lindën vandalë, të egër, të pabindur, por u bënë gjatë rrugës. Grushti ndaj sistemit arsimor në Shqipëri ka nisur herët, qysh në vitin 1992, qysh kur Partia Demokratike mori pushtetin, dhe nisi të “spastronte” jo vetëm stafet e drejtorive dhe shkollave, por edhe lëndët e edukimit nën preteksin “janë të kohës së diktaturës”. Pothuajse çdo ministër që ka ardhur në sektorin e arsimit pas 1992, ka bërë “reformat” e tij, ka ndryshuar gjithçka sipas “midesë” dhe jo bazuar në studime të miratuara që lidhen me cilësinë e mësimdhënies, mësuesit, drejtuesit dhe nxënësit. Pas vitit 1992 dhe në vazhdim, qeverisja e Partisë Demokratike gradualisht nisi të prodhonte me shumicë analfabetë aktivë, dhe kjo nisi nga braktisja e shkollave, tek emërimet partiake dhe politike, dhe vazhdonte me tekstet mizerabël që u jepeshin fëmijëve. Braktisja e shkollave dhe largimi i të rinjve jashtë vendit, të ndikuar nga kushtet ekonomike, ishte fatale sidomos në vitet e para të ndryshimeve politike.

Shkollat ishin të parat, që pësuan një dramë të madhe. Mësuesit përdoreshin në mitingje dhe fushata elektorale, kurse cilësia e mësimdhënies ishte skandaloze. Hapja e sistemit të part-time në universitete, ishte një goditje tjetër që mori sistemi arsimor gjatë mbretërimit të Sali Berishës në pushtet. Llogariten mbi 25 mijë mësues inefiçentë dhe krejt mediokërr që kanë marrë ose kanë blerë diploma në ato vite, dhe që pastaj u emëruan politikisht në shkolla mes Tiranës dhe qyteteve tona, madje shum prej tyre edhe pedagog n universitete publike dhe private. Të parët që dhanë alarmin për sistemin “part-time” në universitete, ishin specialistët e fushës, profesorë dhe docentë, por që asnjëherë fjala e tyre, nuk u dëgjua. Dhe ja sot, ky vend pavarsisht reforma dhe ndryshimeve rradikale që sistemi arsimor pësoi pas vitit 2013, vuan sërish pasojat e mediokritetit të ish-ministrave të Doktorit.

Të atyre që vunë drejtora arsimi në rrethe agronomë dhe doganierë, dhe që mbushën shkollat me “mësues dhe drejtues” me diploma fallco. Shkatërruesit e arsimit (dhe jo vetëm) janë rikthyer sot në oborrin e Doktorit, dhe po “peshkojnë” produktin e tyre, duke i përdorur ata në organizimin e protestave me minorenë të pakontrolluar dhe të paguar. Kjo është sa u turpshme aq edhe kriminale. Ata që shkatërruan arsimin dje, dhe mbushën vendin me analfabetë, sot kërkojnë pushtetin, kërkojnë dorëheqjen e Evis Kushit, njeriut më të pergatitur dhe më të kompletuar profesionalisht që ka patur ndonjëherë Ministria e Arsimit në 30 vjet. Kjo pasi, ata janë kundër progresit, kundër shkollave, kundër reformave, kundër rritjes së cilësisë në mësimdhënie, kundër rritjes së rrogave për mësuesit, pasi duan errësirën, kaosin dhe anarshinë për të sunduar mbi turma të paditura.

Next Post
”PD kontratë lobingu 60 mijë dollarë në SHBA”, Balla: Shqipëria në luftë me Covid-19, Basha paguan për ta nxirë

'Sa kohë Berisha të drejtojë PD, kjo parti do ketë vizion rrëmujën'/ Balla thirrje Bashës: Distancohu nga dhuna

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In